Keshilla

5 hapa për trajtimin e fytyrës si në qendra estetike

6e7136b7-a9d1-42bd-a4cc-c741a3a71076---0-Ato që ju nevojiten për këtë proces janë:

-Pastrues i butë fytyre

-Skrab fytyre

-Maskë fytyre (me bazë balte për lëkura të yndyrshme dhe maskë krem ose xhel për lëkurë të thatë)

-Krem hidratues

Udhëzime

Pastrimi: Hiqni makeupin dhe pastaj pastroni fytyrën, qafën dhe veshët me një pastrues fytyre.

Eksfolimi: Duke përdorur gishtat, aplikoni skrabin në të gjithë fytyrën me anë të lëvizjeve rrethore. Kushtojini vëmendjen e duhur  zonës së hundës. Në zonat me më shumë yndyrë, dyfishojeni eksfolimin. Aplikojeni skrabin edhe tek buzët.

Avulli: Ka disa mënyra për të bërë avullin, një ndër të cilat është të rrini sipër një tenxhereje me ujë e cila vlon në sobë dhe të rrethoni fytyrën me peshqir.

Maska: Përdorni maskë balte nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe kremoze nëse keni lëkurë të thatë. Gjithashtu një maskë që mund ta përgatisni vetë është të miksoni një lugë gjelle kos dhe lëngun e ¼ portokalli dhe përphapeni në fytyrën tuaj duke e lënë 10 minuta.

Hidratim: I fundit, por jo më pak i rëndësishëm është hidratimi. Vendosni një hidratues të plotë mbi lëkurën e fytyrës dhe të qafës tuaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button