☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.95 ▲0.05%
ARI 4,075 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,939 ▲ +1.32% ETH $2,351 ▲ +1.83% XRP $1.3292 ▲ +3.14% SOL $101.2900 ▲ +1.07%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.95 ▲0.05 % ARI 4,075 ▲0.01 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.95 ▲0.05 % ARI 4,075 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Festivali “Bread & Heart”, pikëtakimi i arkitekturës, kulturës dhe zhvillimit urban

Festivali “Bukë dhe Zemër” (Bread & Heart) i përqendruar te arkitektura dhe urbanistika mblodhi në Tiranë arkitektë e urbanistë nga e gjithë bota. Pjesë e aktiviteteve ishte dhe promovimi i “A Private Glossary”, një vepër e autorëve Stefano Boeri dhe Amos Gitai, që ndërthur arkitekturën, kinemanë, kujtesën dhe reflektimin mbi botën bashkëkohore. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit që ishte i pranishëm në këtë promovim shprehet se vepra ofron një reflektim të thellë mbi marrëdhënien mes hapësirës, historisë dhe njeriut.

“Në edicionin e dytë të festivalit “Bukë dhe Zemër” (Bread & Heart), pikëtakimin e arkitekturës, kulturës dhe zhvillimit urban, për ceremoninë e promovimit të librit “A Private Glossary”, të autorëve Stefano Boeri dhe Amos Gitai, një vepër që ndërthur arkitekturën, kinemanë, kujtesën dhe reflektimin mbi botën bashkëkohore. Libri është rezultat i një dialogu shumëvjeçar mes arkitektit italian Stefano Boeri dhe regjisorit e artistit izraelit Amos Gitai, duke sjellë në formën e një “fjalori personal” tema që lidhen me identitetin, qytetin, kujtesën, familjen, migrimin, kulturën dhe sfidat e kohës sonë.

Përmes përvojave personale dhe profesionale të dy autorëve, vepra ofron një reflektim të thellë mbi marrëdhënien mes hapësirës, historisë dhe njeriut, duke e kthyer librin në një dialog unik mes arkitekturës dhe artit”, shprehet Blendi Gonxhja në rrjete sociale. Në vijim Gonxhja thotë se në “Bread & Heart” morën pjesë edhe disa prej bashkëpunëtorëve në projektet më të rëndësishme kulturore të vendit. Sipas ministrit Gonxhja prania e tyre në Tiranë konfirmon rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare në realizimin e projekteve që po transformojnë peizazhin kulturor e turistik të Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.