Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje, kërkimet vijojnë, pritet të sjellin të dhëna të reja mbi historinë e…
Lushnja i shton hartës së trashëgimisë kulturore një tjetër zbulim të rëndësishëm, që dëshmon gjurmët e qytetërimit romak në këtë trevë. Zbulimi i ri i jep zonës një dimension të ri historik dhe kulturor, ku gërmimet arkeologjike në fshatin Zgjanë u kryen nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore dhe Bashkinë Lushnje. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sporti shprehet se është një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në zonën e Lushnjes në dekadat e fundit.
“Specialistët e IKTK-së, në bashkëpunim me Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe Bashkinë Lushnje, kanë zbuluar një sit të ri arkeologjik në fshatin Zgjanë. Gërmimet kanë nxjerrë në dritë gjurmët e një kompleksi termal të periudhës romake dhe ambienteve të lidhura me të, një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në zonën e Lushnjes në dekadat e fundit”, shprehte ministri Blendi Gonxhja në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe pamje të punës së për zbulimin e arkeologjik. Ndërsa gërmimet arkeologjiken ë Lushnje kanë marrë shumë vëmendje, ato janë në vijim dhe të projekteve të tjera më parë në fushën e arkeologjisë, që kanë ndërmarrë specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim dhe me institucione të tjera në vendin tonë.
Kërkimet do të vijojnë dhe priten të sjellin të dhëna të reja
Gërmimet arkeologjike në fshatin Zgjanë kanë nxjerrë në dritë gjurmët e një kompleksi termal të periudhës romake dhe ambienteve të lidhura me të, gjithashtu dhe një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në këtë zonë në dekadat e fundit, por ministri Blendi Gonxhja shprehet se kërkimet vijojnë dhe pritet të sjellin të dhëna të reja mbi historinë e zonës. “Duke shtuar potencialisht një monument të ri kulture dhe një atraksion të rëndësishëm për turizmin kulturor|, thotë ministri Gonxhja.
IKKT u formua nga bashkimi i dy institucioneve të mëparshme në varësi të Ministrisë së Kulturës, përkatësisht nga Instituti Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. IKTK-ja ushtron veprimtarinë në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, me qëllim gjurmimin, hulumtimin, studimin, projektimin, konservimin, restaurimin, mbikëqyrjen, kolaudimin, promovimin, publikimin e trashëgimisë kulturore materiale.
Ajo ushtron veprimtarinë në fushën e arkeologjisë parandaluese e të shpëtimit dhe studimit të trashëgimisë arkeologjike, si rrjedhojë e planifikimit urban e territorial në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, harton kriteret e hulumtimeve arkeologjike, shqyrton dokumentacionin teknik në lidhje me to, si dhe kryen mbikëqyrjen e proceseve arkeologjike dhe ecurisë së projekteve zhvillimorë, në varësi të vendimeve të organeve vendimmarrëse kolegjiale.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.