⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,912 ▼ -0.25% ETH $2,237 ▼ -0.39% XRP $1.1639 ▼ -0.69% SOL $89.3200 ▼ -0.8%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Jam kushëriri i…”, si ra në kurth kambisti nga Durrësi. I morën 60 mijë euro

Një tjetër rast mashtrimi është zbuluar nga Policia, ky i dyshuar kryesor është një i ri nga Shkodra, i njohur për të tilla raste edhe më parë.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, duke iu referuar burimeve policore raporton se i riu me inicialet F.Gj, i cili dyshohet se ndodhet në Gjermani ka arritur që të mashtrojë një kambist nga Durrësi.

Përmes mesazheve, F.Gj i është prezantuar kambistit si kushëriri i një biznesmeni të njohur. Kambisti kishte shoqëri me kushëririn e biznesmenit. 

Në këto mesazhe, ai i ka kërkuar 60 mijë euro, shumë që e ka orientuar që t’ja dorëzojë një personi tjetër pranë një qendre tregtare. Pasi personi i dërguar nga F.GJ ka marrë paratë, është larguar drejt Elbasanit. Aty ky i fundit është takuar me një tjetër person i cili ka mbërritur me taksi nga një fshat. Pasi ka marrë paratë është larguar sërish. Të dy këta persona nga Elbasani janë kapur nga policia dhe në dëshminë e tyre kanë thënë që i ka futur F.Gj.

Rasti është denoncuar nga vetë kambisti, i cili pasi dorëzoi 60 mijë eurot, kontaktoi me mikun e tij duke i thënë që e mbarova porosinë dhe aty ka kuptuar që i shoku i tij nuk i kishte kërkuar asgjë.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.