☁️
Tiranë 18°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,633 ▲ +1.38% ETH $2,233 ▲ +2.13% XRP $1.3452 ▲ +0.41% SOL $84.2100 ▲ +1.35%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Presidenciale

65-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Kinë, Nishani i drejton mesazh Presidentit Xi Jinping

Presidenti-Nishani-466x350Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i dërgoi sot një mesazh Presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, me rastin e 65-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës.
Duke i përcjellë urimet më të përzemërta Presidentit kinez, Kreu i shtetit shprehet në mesazh se Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka pasur dëshirën dhe vullnetin për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën.
“Marrëdhëniet tradicionale, ndihma e vazhdueshme e popullit kinez për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, si dhe eksperiencat e shumëfishta të bashkëpunimit, të krijuara mes dy vendeve, e kanë bërë edhe më të fortë ndjenjën e miqësisë mes dy popujve tanë”, citohet mesazhi i Presidentit Nishani.
“Jam vërtet i lumtur që sot dy vendet tona, Republika e Shqipërisë dhe Republika Popullore e Kinës, ruajnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe kanë një nivel shumë intensiv bashkëpunimi, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Dinamika e këtij bashkëpunimi në dy dekadat e fundit ka njohur një marrëdhënie të re cilësore, marrëdhënie që reflekton jo vetëm zhvillimet pozitive në të dy vendet tona, por krijon hapësira edhe më të mëdha për forcimin dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi. Ju siguroj se, Republika e Shqipërisë i kushton një rëndësi shumë të madhe e të veçantë, forcimit të bashkëpunimit me Republikën Popullore të Kinës dhe ka vullnetin për t’i konkretizuar këto marrëdhënie miqësore e tradicionale në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë’, thuhet në mesazh.
Gjithashtu, në mesazhin e Tij, Presidenti Nishani përshëndet zhvillimet e vrullshme të Kinës, si dhe rolin gjithnjë e më aktiv që ajo ka marrë në arenën dhe organizatat ndërkombëtare në përballimin e sfidave globale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.