☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.84 ▼0.68%
ARI 4,462 ▲1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,828 ▼ -1.75% ETH $2,067 ▼ -2.61% XRP $1.3639 ▼ -1.75% SOL $86.3600 ▼ -3.03%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.84 ▼0.68 % ARI 4,462 ▲1.96 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.84 ▼0.68 % ARI 4,462 ▲1.96 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

8 persona zotërojnë pasuri sa gjysma e popullsisë botërore

Vetëm 8 persona, miliarderët më të mëdhenj të botës zotërojnë pasuri sa pasuria e 3.6 miliard njerëzve, të cilët përbëjnë dhe gjysmën e botës.

Këto janë shifrat e organizatës jofitimprurëse Oxfam.

Rezultatet u publikuan me fillimin e Forumit Botëror Ekonomik që mbahet në Davos.

“Është e turpshme që kaq shumë pasuri mbahet në duart e shumë pak njerëzve, kur 1 në 10 njerëz mbijetojnë me më pak se 2 $ në ditë,” tha Winnie Byanyima, drejtore ekzekutive e Oxfam International.

“Ekonomia jonë duhet të ndalojë shpërblimin e tepruar të atyre që janë shumë të pasur dhe të fillojë të merret me të gjithë njerëzit”, thuhet në raport.

Për një ekonomi më humane duhen qeveri më përgjegjëse dhe më vizionare, që punojnë në interesin e punëtorëve dhe prodhuesve.

Ja tetë personat më të pasur në botë

93552411_eight_richest_men_624-2Bill Gates- SHBA: Bashkëthemelues i Microsoft, pasuria 75 miliardë dollarë

Amancio Ortega- Spanjë: Themelues i Zara, pasuria 67 miliardë dollarë

Warren Buffet- SHBA: Aksioneri më i madh i Berkshire Hathaëay, pasuria 60.8 miliardë dollarë

Carlos Slim Helo- Meksikë: Pronar i grupit Carso, pasuria 50 miliardë dollarë

Jeff Bezos- SHBA: Themelues dhe shef i Amazon, pasuria 45.2 miliardë dollarë

Mark Zuckerberg- SHBA: Bashkëthemelues dhe shef i Facebook, pasuria 44.6 miliardë dollarë

Larry Ellison- SHBA: Bashkëthemelues dhe shef i Oracle, pasuria 43.6 miliardë dollarë

Michael Bloomberg- SHBA: Pronar i Bloomberg LP, pasuria 40 miliardë dollarë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.