☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,855 ▼ -3.19% ETH $2,186 ▼ -3.42% XRP $1.3270 ▼ -2.08% SOL $81.7800 ▼ -3.89%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

8 propozimet e Naços në tryezën e KLD, vendoset për Gjin Gjonin

gggggjjinKëshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur prej mëngjesit të sotëm për të shqyrtuar tetë propozime të ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për procedim ndaj gjyqtarëve, mes të cilëve është edhe Gjin Gjoni, i akuzuar për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre.

Kërkesa për procedimin e Gjonit, gjyqtar i Apelit Tiranë, i cili njëherazi është dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është depozituar nga Naço, rreth 2 muaj më parë.

Gjyqtaret që do të shqyrtohet sot në KLD
Ilir Pashai, Gjykata Elbasan
Bujar Musta, Gjykata Elbasan
Andi Ymeri, Gjykata Shkodër
Shtjefën Lleshi, Gjykata Pukë
Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit Tiranë
Klotilda Çela, Gjykata Tiranë
Ken Dhima, Gjykata Vlorë
Makelin Kuqja, Gjykata Korcë

Gjykata e Elbasanit dhe e Durrësit rrëzuan Prokurorinë për pezullimin e Gjonit
Paçka kërkesave të organit të akuzës për pezullimin e Gjin Gjonit nga funksioni i tij si gjyqtar, do të ishte si fillim gjykata e Elbasanit e më pas ajo e Durrësit që do të rrëzonte kërkesat e Prokurorisë duke i dhënë të drejtë Gjonit të vazhdonte detyrën dhe pse ndaj tij rëndojnë dy akuza të rënda.

Vetë Gjoni ka mohuar publikisht akuzat e ngritura ndaj tij, si dhe ka kërkuar që të pezullohet nga KLD deri në përfundim të hetimeve.

Gjin Gjoni në akuzë për fshehje të pasurisë 2 milionë euroshe
Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe gjykatësi i apelit Gjin Gjoni u padit në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, pasi nga verifikimet e kryera ILDKP njoftoi asokohe se Gjoni kish fshehur një pasuri prej afro 2 milionë euro.

Por interesimit të medias se pse nuk ndërmerret një masë ndaj gjyqtarit Gjoni dhe pse ai ka kërkuar publikisht të pezullohej nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ky Këshill deri të premten e kalua kish vendosur t’i përgjigjej me heshtje deri sa njoftoi se në mbledhjen e 7 Korrikut do të shqyrtohet procedimi ndaj Gjonit dhe 7 gjyqtarëve të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.