810 mijë nuk votojnë sot.
Ndër ata që votojnë, PS merr pothuaj sa dyfishi votave të PD-ASHM
Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor i sondazhit tim të fundit për emisionin ‘Zëri i Shqiptarëve’ në ABCNEWS, rezulton se rreth 810 mijë banorë të rritur të vendit nuk do të votonin fare, nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet sot. Nga këta, rreth 390 mijë morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit 2025, por janë zhgënjyer nga partitë për të cilat votuan. Ndërsa rreth 420 mijë nuk votuan fare më 11 maj.
Ndër ata që do të votonin sot, PS-së do t’ia jepnin votën rreth 670 mijë banorë të rritur të vendit, PD-ASHM-së 350 mijë, dhe partive të vogla vetëm 65 mijë. Me pak fjalë, PS-ja do të merrte pothuaj sa dyfishi votave të PD-ASHM, ndërkohë që më 11 maj epërsia socialiste nuk ishte kaq gjigante.
Ky thellim i epërsisë socialiste shpjegohet me shkallën e lartë të zhgënjimit opozitar ndër pjesëmarrësit e zgjedhjeve të 11 majit – vetëm 1/3 e të zhgënjyerve votuan për PS-në më 11 maj, ndërsa plot 2/3 votuan për partitë opozitare…




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.