Keshilla

9 numra shëndetësor që çdo grua duhet t’i dijë

Mund të mos mbani mend numrin e telefonit të ishit tuaj. Por, kur bëhet fjalë për shëndetin,
Ka disa numra të cilët kanë lidhje me shëndetit që duhet t’i dini patjetër. Kjo sepse këto numra të veçantë ju japin shumë informacione në lidhje me rrezikun për zhvillim të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe problemeve të tjera shëndetësore, thotë Suzanne Steinbaum, zëdhënëse e Shoqatës Amerikane të Zemrës.
“Sidomos nëse keni shtuar ose rënë shumë në peshë – ose jeni shtatzënë apo po kaloni në menopauzë – është e rëndësishme t’i dini këto numra sepse lidhen me rreziqet shëndetësore”, thotë Steinbaum.

Ja cilat janë këto numra:

Tensioni i gjakut

“Tensionin e lartë të gjakut e quajmë “vrasësi i heshtur”, sepse nuk shfaq simptoma” thotë Paul Ëhelton, profesor i shëndetit publik tek Universiteti Tulane, në Nju Orleans të Amerikës. Vetëm nëse keni tension të gjakut jashtëzakonisht të lartë, përndryshe nuk do ta kuptoni kurrë se diçka nuk shkon mirë me shëndetin tuaj, derisa të jetë shumë vonë.

Ky numër tregon për presionin sistolik dhe diastolik, që korrespondon me shkallën e presionit të ushtruar në arterie gjatë dhe mes rrahjeve të zemrës.

Numri ideal i tensionit të gjakut është 120/80.

“Gjithsesi, më i ulëti është më pak i rrezikshëm se sa tensioni i lartë i gjakut”, thotë prof. Steinbaum.

Duhet të bëni analizat e gjakut më shpesh për të parë nëse keni rrezik për probleme në zemër. (Ja cilat janë ushqimet që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale).

Kolesteroli

Ashtu si tensioni i gjakut edhe niveli i kolesterolit përmban dy numra – LDL dhe HDL – edhe pse në disa raste ato vendosen bashkë. Steinbaum thotë se numri ideal është nën 200. Niveli i LDL-së apo kolesteroli i keq, duhet të jetë nën 100, ndërsa niveli i HDL-së ose kolesterolit të mir duhet të jetë mbi 60. Në këto raste, rreziku për sëmundje të zemrës, atak ose çfarëdolloj problemi tjetër është i vogël.

Sërish, një kontroll i herëpashershëm i kolesterolit do të ishte një ide e mirë.

TSH (hormoni që stimulon tiroidet)

Më shumë se 1 në 10 njerëz, shumica femra, mund të kenë probleme me tiroidet gjatë jetës së tyre, sipas Shoqatës Amerikane të Tiroideve. Simptomat e tiroideve fillojnë nga letargji dhe rënie në peshë deri në kapsllëk dhe dhimbje kronike.

TSH (hormoni që stimulon hormonet) është një nga numrat më të besueshëm të shëndetit të tiroideve, thonë ekspertët.

TSH duhet të jetë mes 0.4 dhe 4.5 (mU/L) (mili-njësi për litër). Një test i përvitshëm është i domosdoshëm.

Ndërsa, nëse keni dhimbje të pashpjegueshme, lodhje, probleme me tretjen, luhatje në peshë, duhet t’i kërkoni mjekut të bëni një test të TSH-së.

Nivelet e sheqerit në gjak

Një test i sheqerit të gjakut, që i referohen edhe si “A1C” tregon për nivelet e glukozës që qarkullojnë në enët e gjakut. Nëse jeni të shëndetshëm, trupi i mban vetë nën kontroll nivelet e glukozës në sistem. Por, nëse ky rregull prishet, atëherë jeni në rrezik për zhvillim të diabetit.

Niveli i sheqerit në gjak, apo A1C duhet të jetë 5.7 ose më pak. Nëse është më i lartë se ky nivel ose mes 5.7 dhe 6.4, duhet të tregoni kujdes pasi rrezikoheni nga zhvillimi i diabetit.

Në këtë rast duhet të bëni ndryshime në dietën ushqimore dhe të kryeni më shumë aktivitet fizik. Gjithsesi, edhe gratë e shëndetshme duhet të bëjnë test të herëpashershme të sheqerit në gjak.

Densiteti mineral kockor

Ky test tregon për densitetin e kockave, që ndihmon mjekët të përcaktojnë rrezikun për zhvillim të osteoporozës ose frakturave, thotë Kerry Hildreth, asistente profesore tek Universiteti i Kolorados, në SHBA.

Objektivi është numri midis 1 dhe -1, sipas Instituteve Kombëtare të Shëndetit.

Nëse densiteti është më i lartë ose më i ulët, mund të kenë masë kockore të ulët ose osteoporozë. Gratë mbi 65 vjeç duhet ta bëjnë këtë test çdo vit, ndërsa ato më të reja duhet ta bëjnë vetëm nëse kanë pësuar ndonjë frakturë ose kanë një histori familjare me probleme me kockat.

Perimetri i belit

Vendosni një fije spango përreth belit, pak poshtë kërthizës, dhe e masni atë. Ky është perimetri i belit, që është një parashikues më i mirë i problemeve shëndetësore se indeksi i masës trupore.

Nëse perimetri i belit është mbi 100 cm, keni më shumë rrezik për zhvillim të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe sindromës metabolike.

Gjaku komplet

I njohur ndryshe si CBC, ky test tregon për sasinë e qelizave të bardha dhe të kuqe të gjakut, trombocitet, hemoglobinën dhe disa të dhëa të tjera për shëndetin.

“Ai mund t’ju tregojë nëse keni ndonjë infeksion ose anemi”, thotë Steinbaum.

Numrat më të rëndësishëm

Numrat e përmendura më sipër janë më kryesorët që çdo grua duhet t’i dijë, megjithatë ka edhe numra të tjerë që duhet t’i dini në varësi të moshës dhe faktorëve të tjerë rrezikues për sëmundje.

Në përgjithësi, ekspertët rekomandojnë teste për funksionin e mëlçisë (LFT) dhe një test për funksionin e veshkave, ndërkohë që po i afroheni menopauzës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button