Teater

Rikthehet komedia franceze ”Boeing Boeing” pas kërkesave të publikut

Komedia “Boeing Boeing” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pas kërkesa të shumta të publikut artdashës.

Shfaqja e cila ishte konceptuar të vinte në skenë për pesë netë me rradhë është shtyr nga kërkesat e shumta dhe nga biletat e shitura dhe do të vijoj deri në ditët e para të marsit.

Aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe vijnë me regji nga Kiço Londo dhe nën interpretimin e aktorëve Amos Muji Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Andia Xhunga dhe Linda Jarani.

Kjo komedi vjen si një sukses botëror për publikun shqiptar dhe është një shfaqje që është mirëpritur dhe në skenat teatrore të qyteteve Durrës, Elbasan, Fier, Shkodër,Korçë.

Ngjarjet ndodhin në Paris në ditët e sotme. Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh.Tri stjuardesa njëra më e bukur se tjetra, një franceze një gjermane dhe një amerikane, secila duke besuar se është e fejuara e Bernardit.

Më parë Bernardi ka ditur t’i dal me këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi me ndihmën e shokut të tij Robert lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën.
Bernard e mban njërën në ajër, njërën në tokë dhe tjetrën të varur. Komedia fillon në momentin kur fati i sjell të gjithë personazhet në të njëjtin vend, pikërisht në shtëpinë e Bernardit. Ai arrin të dal nga situata falë mikut të tij, Robert.

Kjo është një shfaqje e rajonit, dhe është një nismë e re e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, i cili ka ngritur teatrin e rajonit për ti shkuar sa më pranë shqiptarëve duke i afruar me artin.

Shfaqja do jetë pranë publikut në sallën Molier në Teatrin Eksperimental nga datat 28 shkurt 1-2-3 mars ora 19:00.

Related Articles

Comente

  1. Komedi te tilla qe shfaqen ne skenen e teatrit shqiptar vetem i japin nje impuls te ri shoqerise ne aspektin e te shijuarit artin ne pergjithesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button