Amerika

Musk mbron vendimin për zvogëlimin e vendeve të punës në Twitter

Pronari i kompanisë Twitter, Elon Musk, ka mbrojtur vendimin për shkarkim të gjysmës së punëtorëve të kësaj platforme, duke thënë se “nuk ka pasur zgjidhje tjetër”, sepse Twitter ka qenë duke humbur më shumë se 4 milionë dollarë në ditë.

Sipas një postimi në Yoel Roth, udhëheqësit të Twitterit për Siguri dhe Integritet, bëhet fjalë për gati 50 për qind më pak vende të punës në nivel të kompanisë.

Mirëpo Musk ka thënë se përkushtimi i Twitterit për modernizim të përmbajtjes është “absolutisht i pandryshuar”.

Sipas të dhënave që u janë dorëzuar autoriteteve, vetëm në Kaliforni janë larguar nga puna rreth 983 persona, më pas 784 në San Francisko, 106 në San Jose dhe 93 në Llos Angjelles.

Musk, njeriu më i pasur në botë, e ka blerë Twitterin në vlerë të 44 miliardë dollarëve amerikanë.

Miliarderi ka thënë se të gjithë atyre që kanë humbur vendet e punës, u janë ofruar pagesa shtesë tremujore “çka është 50 për qind më shumë sesa që parashikohet me ligj”.

Pas raportimit të këtyre zhvillimeve, janë rritur shqetësimet për të ardhmen e punëtorëve që janë përgjegjës për të menaxhuar informacionet e dëmshme.

Grupet për siguri online kanë sugjeruar se Musk mund të relaksojë politikat, ashtu që Twitter të jetë më pak efektiv në luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit.

Edhe ndalesat e përhershme ndaj figurave, sikurse ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të mund të hiqen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button