Libri

“Çamëria një zë që duhet dëgjuar”, një libër i ri për çështjen çame

“Çamëria një zë që duhet dëgjuar”, është botimi i ri që ka mbledhur në Panairin e 24 të librit çamët e vendosur që t’i shkojnë çështjes së tyre deri në fund. Çamëria një zë që duhet dëgjuar sepse as shteti i tyre nuk i ka dëgjuar deri më sot çamët. Por ata jo vetëm mblidhen, botojnë, por sapo kanë krijuar edhe Akademinë për Studimet e Çamërisë.
Libri mbi 500 faqe sjell dokumenta historike, foto, letra, traktate, fakte mbi genocidin, spastrimin etnik, luftën fetare të shovinizmit grek me në krye Napoleon Zervën në vitet 1944-1945 për spastrimin e popullsisë shqiptare të Çamërisë. Të mbledhura nga Petrit Begati, një diplomat shqiptar me origjinë nga Çamëria që prej 20 vitesh jeton në Vjenë të Austrisë. Dhe botimi u bë një rast i mirë për të ngritur dhe një herë zërin për ata që duan të dëgjojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button