Home / Arte / Libri / Ndahen çmimet në Panairin e Librit në Tiranë, autori i vitit shpallet Zija Çela me veprën “Banka e Ankesave”

Ndahen çmimet në Panairin e Librit në Tiranë, autori i vitit shpallet Zija Çela me veprën “Banka e Ankesave”

Të shtunën, në përfundim të edicionit të vitit 2022 të Panairit të Librit janë ndarë çmimet letrare për autorët dhe përkthyesit e këtij viti nga juria e cila përbëhej nga Virgjil Muçi, Aleksandër Cipa, Vjola Isufaj, Alina Karaulli dhe Agim Baçi.

Kështu, shkrimtarja Natasha Poroçani mori vlerësimin për veprën e saj në letërsinë për fëmijë, me librin “Kalendari i ëndrrave të mollës”, ndërsa përkthyesja Klarita Lagji mori çmimin për përkthimin më të mirë nga frëngjishtja për realizimin në shqip të veprës “Vendi i Babait”, nga shkrimtarja nobeliste Annie Ernaux.

Kurse, autori fitues për veprën më të mirë studimore u shpall Arben Imami për veprën e tij “3 Format e Mendimit, Mitologjia, Racionaliteti, Religjioni”, ndërsa çmimin për përkthimin më të mirë të vitit e mori Romeo Çollaku për përkthimin e veprës “Varfanjaku i Zotit” nga autori Nikos Kazanxaqis.

Çmimi për autorin e vitit u shpall nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe e mori autori Zija Çela për veprën e tij “Banka e Ankesave”.

One comment

  1. Sa shkrimtare kane humbur jeten per nje liri te shkrimit dhe tani keni nje liri fjale por nje zbehesi ne prurjet e shkrimtareve te rinj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: