Politika

Berisha paralajmëron Ramën: S’ka burg që do të mbajë! Balla: Do çmontojmë shpifjet e aleancës së rublave

Porti i Durrësit ka shkaktuar debate dhe tensione në nisje të seancës plenare të kësaj të enjte. Kreu i PD zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha, ka kërkuar nga deputetët në seancë të mos e votojnë projektin për Portin e Durrësit. Berisha deklaroi se ky projekt është një megaaferë e Kryeministrit Edi Rama dhe klanit të tij.

Sipas tij, qeveria po kërkon të varrosë Portin e Durrësit dhe ta shndërrojnë në pronë private të klanit Rama dhe ndonjë arabi okazional. Për Berishën, projekti i Portit të Durrësit është vjedhja më kriminale në historinë e një vendi.

“Sot këtu diskutohet për plaçkitjen më të madhen historinë kombëtare të një prone publike, nga një grup iu kryesuar nga Rama, i cili kërkon të shndërrojë në pronë dhe pasuri personale Pronën publike më të çmuar që kanë sot shqiptarët, Portin e Durrësit. Në këtë akt të kësaj megaafere të pashembullt, kërkohet të kufizohet fjala e deputetëve të parlamentit.  Sigurisht që me marrëveshjen që votuat në 2020 me procedurë të përshpejtuar me emiratet, ju në kundërshtim me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të stabilizim asociimit i krijuar grupit të Ramës, favoret dhe garancitë ligjore për plaçkitjen  e tmerrshme të historisë së një vendi.

Sot, ju kërkoni të varrosni Portin shekullor të Durrësit, si pronë publike të shqiptarëve dhe ta shndërroni në pronë private të klanit Rama dhe ndonjë Arabi okazional, ndonjë arabi që u zotua për 4 miliardë euro investim buzë Danubit në Beograd dhe përfundoi në 20 milionë euro nga Bratja Karriq. Historia e kësaj vjedhje është më kriminalja.

Klani Rama me 60% të aksioneve kaq thuhet që nuk tregohen se ça ka Alabari dhe Rama atë s’do e marrim vesh ndonjëherë. Ky klan u përvetëson shqiptarëve 200 metër katror tokë në pjesën më të kushtueshme të Durrësit. Ky klan u zhduk shqiptarëve portin mijëravjeçar. Ka qenë nyja kryesore e lidhjes me Kostandinopojën, porti që me rrugën Egnatia lidhej me Kostandinopojën, sot ky Port asgjësohet me gjithë qindra milionë euro investime. Kapaciteti i tij është aktualisht 8 milionë ton mall përpunim dhe ka arritur në 4.8 milionë. Pozicioni i tij në shekuj është përcaktuar më i përshtatshi për trojet Arbënore. Për Durrësin dhe qytetarët e tij ishte porti ku ata kanë siguruar kafshatën dhe mbijetesën”, tha Berisha.

Kreu i PD vijoi akuzat ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Rama që sipas tij po kërkojnë të përvetësojnë 200 mijë metër katrorë me anë të projektit të Portit të Durrësit. Berisha u ndal dhe te mashtrimet me bitcoina, në krye të të cilave sipas tij qëndron Olsi Rama. Për Berishën Olsi Ramës është kuleta më e madhe e bitcoinave në Europë. Më tej, Berisha paralajmëroi Kryeministrin se fundi i tij do të vijë shumë shpejt dhe se nuk do ketë burg që do ta mbajë.

Sot klani Rama merr përsipër të përvetësojë 200 mijë metër katrorë. Para të pista të zeza. A e keni marrë vesh tregtinë që bëhet me bitcoin nën patronazhin e Olsi Ramës që është kuleta më e madhe e bitcoinave në Europë? A e dini me sa urgjencë erdhi këtu ligji i bitcoin? Pa pyesni pak ç’po ndodh? Ju janë vjedhur 2.2 miliardë euro. Të gjitha kanë përfunduar në kuletat digjitale. Armand Josifi do zhvillonte veprimtarinë në call center pa sigurinë e Ramës? Kurrën e kurrës.

Këto që vjedhin bitcoin nuk hetohen fare. Kanë mbrojtje politike. 1260 apartamente, do mblidhen këtu mumuthët e Shqipërisë dhe lindjes së mesme, do kenë dhe jahtet për karshi, ndërsa shqiptarët popull gomonesh, ose do largohen në europë. Sa kushton porti i ri ekuivalent me Portin e Durrësit? 2 milard euro. Këta fitojnë 4-5 miliard ë euro dhe shqiptarët paguajnë 2 mld euro për plaçkën që këta marrin. Hidheni poshtë këtë marrëveshje, mos e mbuloni duke shkurtuar kohën tonë në Kuvend. Shkel marrëveshjen e stabilizim asociimit, Kushtetutën. Mashtrin fund e krye ligjor. Të përjashtohet nga ccdo gjë. Ramës i është dhënë garanci që asnjë qeveri të mos e padisë prapa. Te porti i Marinës do përfundosh vetë dhe s’do dalësh më. S’ka burg që të mban ty me këtë që po bën. Kjo është histori turpi”, tha Berisha.

Akuzave të tij u është kundërpërgjigjur kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili ka paralajmëruar Berishën se shpifjet nga aleanca e rublave do të çmontohen shumë shpejt. Sipas Ballës, ky projekt është një nga më të rëndësishmit në historinë e 30 viteve të shkuara dhe atyre të ardhshme.

Deputeti që sapo foli doli foli plot 7 minuta, përtej kohës që i takon. Të ankohesh se s’të jepet koha në Kuvend kur ke folur 7 minuta është qesharake dhe një tallje me sallën e Kuvendit, publikun për një turp që ky parlament duhet të ndalen në një nga seancat pasardhëse për ti dhënë fund tragjedisë që një non grada që bredh lart e poshtë e njihet me partnerët e birucave të vijë këtu dhe të bëjë pis. Kërkesë për procedurë nga përfaqësuesi i botës së përtejme nuk pati.

Por mos u mërzisni. Mezi e kemi pritur këtë diskutim sot. Do sqarohet pjesa që unë nuk do resht së përshëndeturi qeverisë që negocioi për të parandaluar çdo person non grata që të pijë dhe kafe në Marinën dhe jahtet e Durrësit jo më të investojë aty. Një investim prej 2 miliardë euro është më i rëndësishmi i 30 viteve të kaluar dhe atyre që do vijnë. Propozimi të hidhet në votim dhe të procedojmë me seancën. Ka të bëjë me një kërkesë deputetësh për situatën në veri të Shqipërisë, ku përfshihet si pika e parë e rendit të ditës dhe pastaj të kalojmë te Porti i Durrësit që të ç’montojmë shpifjet nga aleanca e rublave”, tha Balla, deklarata e të cilit shkaktoi tensione nga opozita e cila bllokoi foltoren e Kuvendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button