Ekonomia

Tabaku: Shqiptarët, me të ardhurat më të ulëta në rajon

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot se të ardhurat e shqiptarëve janë më të ulëtat në rajon. Sipas Tabakut, “sot, shtresa e mesme taksohet me 23%”.

“Një ligj special do të taksojë sipërmarrësit e vetëpunësuar me 23%, ndërkohë që oligarkëve u jepen falje taksash pa limit. Shqipëria është vendi më pak i përshtatshëm për të bërë biznes në rajon. Ka një shtet të kapur që ka miratuar mbi 10 ligje me porosi. Sistemin e taksave që favorizon oligarkinë dhe jo konkurrencën”, tha ajo.

Në këtë drejtim, Tabaku renditi 3 nga propozimet e saj që në nisje të sesionit parlamentar.

“Tregu i lirë përballë tregut të kapur dhe shtetit të kapur që prodhon një sistem të mbyllur; lufta kundër korrupsionit përmes ligjeve dhe vullnetit politik që kjo qeveri nuk e ka; mobiliteti social që arrihet përmes konkurrencës dhe jo oligarkisë. Ne mund ta rrëzojmë sistemin e kalbur të 3 dekadave përmes lirisë së tregut, mobilitetit social, luftës kundër korrupsionit dhe taksave të ulëta”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button