☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,676 ▼0.02%
DOW 53,464 ▼0.21%
NASDAQ 26,130 ▼0.08%
NAFTA 81.94 ▼0.35%
ARI 4,675 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $78,818 ▼ -0.09% ETH $2,498 ▲ +1.61% XRP $1.4091 ▼ -2.37% SOL $101.5200 ▲ +4.58%
S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,464 ▼0.21 % NASDAQ 26,130 ▼0.08 % NAFTA 81.94 ▼0.35 % ARI 4,675 ▲0.47 % S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,464 ▼0.21 % NASDAQ 26,130 ▼0.08 % NAFTA 81.94 ▼0.35 % ARI 4,675 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama: Fermerët të aplikojnë deri më 11 prill për të përfituar nga Skema Kombëtare

Kryeministri Edi Rama fton fermerët të aplikojnë nga sot e deri më 11 prill për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes.

Në një postim në rrjetet sociale Rama shprehet se fermerët të cilët duan të përfitojnë nga subvencionet në bujqësi mund të aplikojnë në platformën e-Albania.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ministria e Financave kanë miratuar udhëzimin që përcakton mënyrën se si do të administrohet fondi prej 3.3 miliardë lekësh, me të cilin do të financohen në total 9 masa.

Sipas udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare,  në blegtori do të mbështeten fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën deri në 10 mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt.

Tek të imtat, do të mbështeten fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën deri në 1200 (lekë/krerë, por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt.  Bletaria do të mbështetet 1 mijë lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje.

Po ashtu, fondi do të përdoret për mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera në vlerën deri në 200 000 lekë për ha për sezon për  kultivimin  e  perimeve,  rrushit për  tavolinë  në  serra dhe/ose  luleshtrydhe  në  tunele  plastike me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha; Fermat  organike  për  100 deri në  200 mijë lekë për fermë të certifikuar.

Fondi do të mbështesë gjithashtu certifikimin Global GAP, rinovimin e infrastrukturës së anijeve të peshimit; ndërtimin e tregjeve bujqësore si dhe punimet e mekanizuara në bujqësi. Ndër kriteret kryesore që duhet të përmbushin fermerët janë: Aplikanti  duhet  të  jetë  shtetas  shqiptar  ose person     juridik     ku     të     paktën     njëri     prej ortakëve/aksionerëve është shtetas shqiptar.   Përfitues  mund  të jenë  fermerë  individualë,  grup  fermerësh,  subjekte me status fizik, juridik, SHBB dhe GVV.  Fermerët  individualë  të  jenë  të  pajisur  me NIPT-in e fermerit me status aktiv.

SHBB-të,   GVV-të,   personat   fizikë   dhe juridikë  të  jenë  të  pajisur me  NIPT/NUIS  me status aktiv.  Përfituesi të këtë bërë “shlyerjen koherente të sigurimeve shoqëror. )  Aplikimet  për  masat  mbështetëse  direkte  me nr. 1-6 dhe 9 do të bëhen online.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.