Kronika

Shtrëngim duarsh mes dy kandidatëve në Vaun e Dejës, “i pamposhturi” Hila uron socialistin Shkreli

Në Vaun e Dejës duket se kandidati i Bashkë Fitojmë ka pranuar humbjen duke uruar socialistët.
Edhe pse ka ende kuti votimi për t’u numëruar, ka një diferencë prej 2300 votash mes tyre.

“Numërimi shkoi shumë shumë normal, dhe normal që njëri do të fitojë”, tha Hila përpara se t’i jepte dorën Shkrelit.

“Të shkoftë mbarë”, e uroi gjithashtu ai.

Në garë është gjithashtu edhe kandidatja e Partisë Demokratike, Klomentina Drini, e cila ka më pak vota, dhe nuk përbën rrezik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button