Kryeartikull

Fajin e kanë “legenat” që kërkojne shumë nga opozita

Nga Irena Beqiraj

Opozita nuk ka asnje faj , te gjithe fajin e kane “legenat” qe kerkojne shume nga opozita !

Sot njerzit po perpiqen te bejne analizen e zgjedhjeve te cilat kane nje humbes edhe nje fitues konsekutiv per here te 6 .
Keto “legenat qe fajsojne opoziten ” thjesht po perpiqen te japin opinionin e tyre sesi nje opozite mund te fitoje ne kushtet sociale ekonomike politike te sotme .
Me gjithe ankesat per “nje proces te pa rregullt te narkoshtetit , qe vuri gjithe makinerine e pushtetit ne pune , ku shqiptaret u blene , ku shqiptareve nuk ua ndjen per zgjedhjet” , ku opoziten e percau Edi Rama edhe gjyqesori i kapur, edhe opozita vet nuk kishte asnje faj (njesoj si ato ciftet qe kur ndahen e ka fajin ajo tjetra qe u fut ne mes edhe fisi ) pyetja eshte e thjeshte – Opozita e cila eshte ne gare per te marre pushtetin , si mendon ta marre ate ?

Ne lidership studjohet procesi i ndryshimit te tij i cili ndodh vetem kur rezistenca karshi ndryshimit rezulton me e vogel sesa prodhimi i tre faktoreve:

1. Pakenaqesise karshi situates
2. Vizionit krejt ndryshe nga i meparshmi
3. Hapat e para te qarte drejt nje te ardhmeje ndryshe .

Per te gjitha arsyet qe rreshton opozita , e priste qe rezistenca karshi ndryshimit do te ishte teper e larte . Keshtu qe lipsej te ofronte nje prodhim edhe me te larte te tre faktoreve . Por as ne keto zgjedhje ky prodhim nuk e tejkaloi rezistencen karshi ndryshimit .
Mbase keto “legenat ” qe ja hedhin fajin opozites kerkojne nje vizion krejt ndryshe nga i meparshmi , edhe hapa te qarte drejt nje te ardhme ndryshe .Kush ka vendosur te jete pjese e opozites , edhe po garon per te marre pushtetin duke permbysur Edi Ramen , e ka per detyre tua ofroje ” legenave ” kete, nese e duan voten e tyre .

Opozita nuk ka asnje faj , por as njerzit nuk kane asnje faj te shprehen qarte cfare kerkojne me shume nga opozita qe ta votojne ne 2025 masivisht ate . Edhe kush kerkon ti marre pushtetin duhet te kete vesh ti degjoje .

Nese opozita do te kenaqet me perfundim qe lidershipi i opozites u konfirmua si lidershipi me i mire opozitar ne vend , a thua qellimi i zgjedhjeve ishte te konfirmohej lidershipi 30 vjecar i opozites ,” legenat” e kane fajin qe gabimisht presin qe opozita eshte ne zgjedhje per te fituar . Me qasjen e sotme lidershipi i opozites do te rikonfirmohet i forte ne opozite deri sa Rama apo mos qofte e thene ata vet te shkojne tek portat e “Shen Pjetrit “.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button