Kronika

Peleshi: “Defender Europe ’23” po zhvillohet në 5 baza ushtarake në gjithë vendin

Stërvitja Defender Europe ’23 po zhvillohet aktualisht në 5 baza ushtarake në të gjithë vendin tonë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi solli sot momente nga kjo stërvitje duke vën në dukje se në të përfshihen operacione tokësore, ajrore dhe detare.
“Forcat e Armatosura po tregojnë gatishmëri dhe përkushtim maksimal. Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe NATO janë më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë”, u shpreh Peleshi.
Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” bashkon rreth 25 mijë trupa nga 29 vende, anëtare të NATO-s, por edhe nga vende partnere.
Në kuadër të këtij angazhimi stërvitor gjithëpërfshirës, në datat 15 maj – 9 qershor 2023, vendi ynë mirëpret dhe zhvillon stërvitjet “Imediate Response” dhe “Astral Knight”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button