🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,790 ▼ -2.65% ETH $2,181 ▼ -2.74% XRP $1.3229 ▼ -1.5% SOL $81.6600 ▼ -3.17%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

A do të lobojnë për ndonjë kërkesë shqiptare Ahmeti dhe Thaçi?

Dy liderët e partive shqiptare, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së, pritet që sot në Shkup të takohen me kongresmenin amerikan Eliot Engel dhe me ambasadorin Jess Baily.

Nuk është publikuar ndonjë skenë e rendit të ditës së këtyre takimeve, megjithatë pritet që bashkëbiseduesit të diskutojnë për zgjidhjen e krizës politike në vend, raporton SHENJA.

Bisedimet për të tejkaluar ngërçin politik në vend kanë mbetur në udhëkryq dhe gjithnjë e më shumë kërkohet përfshirja më aktive e faktorit politik amerikan, që besohet se do të shërbente si motor për t’i çuar përpara çështjet e mbetura pezull. Në këtë aspket, është parlalajmëruar se në Shkup mund të vijë edhe Vitoria Nuland, ndihmës-sekretare amerikane e shtetit.

Amerikanët janë më të interesuar për zgjidhjen e krizës, por duket se do të ketë shumë punë për të thyer rezistencën e kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili po mbështetet fuqishëm nga dy liderët shqiptarë, Ahmeti e Thaçi.

Dy krerët partiakë nuk duket se kanë ndonjë rol në këto bisedime, përveç se t’i bëjnë opozitë kërkesave të liderit opozitar Zoran Zaev, i cili është duke kritikuar ashpër këtë qëndrim të dy liderëve partiak.

Njohës të zhvillimeve politike theksojnë se në këto bisedime nuk janë duke u trajtuar çështjet për të cilat janë të intersuar shqiptarët në Maqedoni. Kongresmeni Engel është i njohur për mbështetjen e çështjes shqiptare, ndërsa nuk është e qartë nëse dy liderët shqiptarë do të lobojnë për ndonjë kërkesë shqiptare në këto bisedime, kur llogaritet lojaliteti i deritashëm ndaj liderit të VMRO-DPMNE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.