🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,698 ▼0.76%
DOW 52,768 ▼0.17%
NASDAQ 26,331 ▼1.39%
NAFTA 99.10 ▲2.01%
ARI 4,073 ▼1.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,808 ▼ -2.3% ETH $2,411 ▼ -2.39% XRP $1.3279 ▼ -2.08% SOL $105.1500 ▼ -1.31%
S&P 500 7,698 ▼0.76 % DOW 52,768 ▼0.17 % NASDAQ 26,331 ▼1.39 % NAFTA 99.10 ▲2.01 % ARI 4,073 ▼1.86 % S&P 500 7,698 ▼0.76 % DOW 52,768 ▼0.17 % NASDAQ 26,331 ▼1.39 % NAFTA 99.10 ▲2.01 % ARI 4,073 ▼1.86 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

A do vazhdojë protesta kundër Ramës dhe Berishës nëse Ivanka Trump tërhiqet nga projekti?

90% e protestuesve, komentuesve dhe analistëve kanë nxjerrë një teori të re: Zvërneci nuk është shkak, por pretekst për t’u revoltuar kundër dyshes Rama-Berisha.

Në thelb, ky është dëmi më i madh që i bëhet luftës kundër establishmentit të vjetër Rama-Berisha.

Për këto arsye, po ju jap disa fakte që hedhin poshtë të dyja teoritë: si atë që Zvërneci është shkaku kryesor, ashtu edhe atë që Zvërneci është thjesht një “sebep”.

1. E para, nëse Zvërneci është shkaku kryesor i urrejtjes kundër Ramës dhe Berishës, po parashtroj disa pyetje për protestuesit:

* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për kullat e mafies në Tiranë?
* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për Bankers-in, që ka 20 vjet me puset e naftës?
* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për Vainën dhe Shëngjinin?
* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për Kodin Zgjedhor?
* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për ushqimet e skaduara në supermarkete?
* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për hidrocentralet greke apo turke?
* Pse për Ivanka Trump dhe jo për Damir Fazlliçin?
* Pse për amerikanen Ivanka Trump dhe jo për grekun Gjikuria?
* Pse kundër amerikanëve në Zvërnec dhe jo kundër firmës greke që fitoi portin e Durrësit?

A mendoni se është rastësi që protestohet kundër kërkesave amerikane?

* Rebelimi i vitit 1997 filloi pas kërkesave amerikane.
* Rebelimi kundër armëve kimike filloi kundër kërkesës amerikane.
* Rebelimi kundër Zvërnecit është kundër kërkesës amerikane.

Tri herë jemi rebeluar ne shqiptarët, çuditërisht kundër kërkesave amerikane, dhe po aq çuditërisht, të tri rebelimet janë mbështetur nga Athina.

2. E dyta, për ata që thonë se Zvërneci është sebep, por në thelb bëhet fjalë për urrejtjen ndaj Rama-Berishës.

Nëse vërtet është kështu, atëherë ky është shërbimi më i mirë që i bëhet dyshes Rama-Berisha. Duke zgjedhur kauzën e gabuar, nuk bëhet gjë tjetër veçse forcohet pushteti i kësaj dysheje.

A e dini çfarë do të ndodhë pas kësaj?

Javën që vjen fillon përçarja dhe sherri për drejtimin e protestës. Ata që po synojnë të përfitojnë nga turma sapo kanë filluar luftën e bërrylave.

Së shpejti do të zihen me njëri-tjetrin për mikrofonin, se kush do të flasë në bulevard.

Mos harroni: shumica e atyre që drejtojnë sot protestat kundër Ivankës janë po ata që vitin e kaluar festuan fitoren e babait të saj.

Këta trumpistët e Tiranës, sapo të mbyllet protesta, do të bëjnë sikur nuk kanë qenë aty dhe do t’ia shtrëngojnë duart ambasadorit të ri amerikan në festën e 4 Korrikut.

Por një pyetje kisha për ta:

A do ta vazhdoni protestën kundër Ramës dhe Berishës nëse Ivanka Trump tërhiqet nga projekti?

Kam frikë se ata nuk e dinë sa shumë u trishtua Beogradi kur Kushner dhe Ivanka u tërhoqën nga projekti prej 4.5 miliardë eurosh në Serbi.

Dhe, për ta mbyllur, për ata që ëndërrojnë, por gabojnë në luftën kundër Ramës dhe Berishës, kam pyetjen e fundit:

Nëse sot shpallen zgjedhjet e parakohshme, a e dini çfarë ndodh dhe kush parti fiton?

Po nëse ata të dy frikësohen dhe ndryshojnë ligjin, duke e bërë pragun elektoral për partitë e reja 10%?

A e dini kush forcohet pas zgjedhjeve?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.