🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,911 ▼ -2.46% ETH $2,187 ▼ -2.42% XRP $1.3257 ▼ -1.39% SOL $81.8700 ▼ -2.74%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Teknologji

A jeni të apasionuar pas Sudokut…?

Ka shumë pak udhëheqës kombesh në botë, të cilët mund të thonë se e kuptojnë me të vërtetë teknologjinë. Por, edhe më të paktë janë ata që mund të kenë shkruar ndonjë kod programimi deri më sot.

Megjithatë, ai që sfidon të gjithë të tjerët është pikërisht Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong, i cili ka publikuar atë që konsiderohet “source code”, apo bazën e ndërtimit të një programi të krijuar prej tij, në rrjetin social Facebook. Madje, ai shkoi edhe më tej, duke u kërkuar ndjekësve të tij të raportojnë për ndonjë keqfunksionim të programit, në mënyrë që ta përmirësojë atë.

Lee e kishte përmendur programin gjatë një fjalimi të mbajtur në një konferencë të 20 prillit, përpara udhëheqësve të industrisë së Teknologjisë së Informacionit (IT).

“Programi i fundit që kam krijuar ishte një zgjidhës i Sudokut në C++, të krijuar disa vite më parë, ndaj dhe jam disi jo i përditësuar”, tha ai. “Fëmijët e mi janë ekspertë IT-je, dy prej të cilëve të diplomuar nga Instituti i Teknologjisë së Massachusettsit. Ndërsa njëri gjeti një libër dhe më tha ta lexoja”, tha Lee. Ai ishte një libër mbi gjuhën programuese Haskell, siç kujton kryeministri. “Por ai do të jetë libri i parë që do të lexoj pas daljes në pension”.

Pas fjalimit, Lee mori tej mase kërkesa për të zbuluar kodin e programit të tij. Kështu që sot, ai u ka plotësuar dëshirën të gjithëve, duke publikuar një “fotografim” të atij kodi programues, së bashku me një “link” që të dërgon në një direktori të “Google Drive”, ku ndodhet pikërisht ky kod.

“Ky program është bazik. Ai ekzekutohet në ‘command promt’ të MS-DOS-it”, shkroi ai. “E ndërsa ju provoni të shkruani të dhënat rresht për rresht, zgjidhësi do t’ja nxjerrë automatikisht zgjidhjen e Sudokut, si dhe numrin e hapave që programi ndërmori për të gjetur për zgjidhjen, por edhe disa statistika”.

Në fund, kryeministri i Singaporit e mbyll me urimin: “Uroj t’ia kaloni mirë me këtë program të bukur. Por, ju lutem më njoftoni në rast të ndonjë keqfunksionimi të tij”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.