Bota

A kërcënohet Perëndimi prej sulmeve të IS?

Qindra luftëtarë të grupit terrorist “Shteti Islamik” vijnë nga Amerika veriore dhe Europa. Në Perëndim po shtohet frika prej sulmeve të mundshme. Por sa të rrezikshëm janë në të vërtetë xhihadistët?

Irak islamischer Staat Kämpfer Januar 2014

Qëllimi është i qartë, deklaroi presidenti i SHBA-së Barack Obama të mërkurën (03.09) gjatë vizitës në Estoni. Ai në të ardhmen do që “grupin terrorist “Shteti Islamik (IS) ta dobësojë dhe ta shkatërrojë, në mënyrë që ai të mos vazhdojë të paraqesë më rrezik.” Zëvendëspresidenti Joe Biden zgjodhi fjalë edhe më të ashpra: SHBA do t’i përndjekë vrasësit e dy gazetarëve të SHBA-së “deri në portën e ferrit”.

Frika që kanë amerikanët: luftëtarët IS me prejardhje nga Europa dhe SHBA mund të kthehen lirshëm me pasaportat e tyre perëndimorenë vendet e tyre dhe të kryejnë atje sulme terroriste. “Ne e dimë, se në tre vitet e shkuara më shumë se 12.000 luftëtarë të huaj kanë shkuar në Siri”, njofton Matthew G. Olsen, drejtor i Qendrës Kombëtare Antiterror në SHBA. Ndër ta, sipas Olsen, ka mbi 100 amerikanë dhe mbi 1000 europianë.

IS edhe më i rrezikshëm se Al-Kaida?

“Asnjë grup nuk e përhap me kaq efikasitet dhe sukses propagandën e vet” sa IS, thotë Olsen. Islamistët përmes kanaleve të rrjeteve sociale arrijnë shumë luftëtarë të mundshëm edhe në Perëndim. “Ata janë mjaft të aftë për t’i nuhatur të rinjtë që mund të rekrutohen”, konfirmon John Horgan, psikolog në Universitetin e Massachusetts në një raport të “New York Times”. Islamistët joshin me mesazhin: “Bëhu pjesë e diçkaje më të madhe se ti vet dhe bëje këtë tani menjëherë.”

Sipas ekspertit të antiterrorizmit Olsen IS kërcënon që shumë shpejt të zhvillohet në organizatën më të rrezikshme terroriste në mbarë botën. Kështu milicët e këtij grupi mund të paraqesin një rrezik edhe më të madh se Al-Kaida, rrjeti terrorist, që është përgjegjës për sulmet në Nju Jork dhe Uashington më 11 shtator 2001. Edhe financiarisht IS është në gjendje të mirë. Ndërkohë grupi merr rreth një milionë dollarë në ditë, prej parave që kërkohen në këmbim të lirimit të pengjeve.

Kämpfer des IS in der syrischen Stadt Raqqa
Luftëtarë të IS në qytetin Raqa, Siri

 

S’ka të dhëna konkrete

Në krahasim me Al-Kaida luftëtarët IS ndjekin një taktikë tjetër: IS fokusohet më shumë tek sulmet e vogla se sa tek sulme të veçnata të mëdha. Si shembull Olsen përmend sulmin ndaj muzeut hebre në Bruksel në maj të këtij viti. Luftëtarët e IS gjithashtu nuk preferojnë komunikimin elektronik, gjë që e vështirëson mbikqyrjen e tyre.

Megjithatë tani për tani Oslen nuk sheh ndonjë rrezik akut për Perëndimin: “IS nuk mund të krahasohet me Al-Kaida para 11 shtatorit.” Shëbrimet sekrete të SHBA-së sot janë shumë më tepër të sensibilizuara ndaj temës së terrorizmit dhe shkëmbejnë informacione. Tani për tani nuk ka të dhëna për celula terroriste në SHBA apo në Europë.

Sipas Olsen, lufta kundër IS sidoqoftë është një detyrë afatgjatë. Kjo duhet të përballohet edhe politikisht si p.sh. në Siri në vend të regjimit të Asadit duhet të krijohet një qeveri e unitetit kombëtar. Vetëm kështu SHBA – siç ka deklaruar presidenti Obama – mund ta dobësojë dhe shkatërrojë IS-in.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button