Opinion

A mundet një majmun vetëm se ka hipur në pemë të pretendojë që do të shkojë në hënë?

Nga Irena Beqiraj

Një telefon i Kryeministrit me Mira Muratin mjaftoi që “Inteligjenca Artificiale” të ishte shprehja më e përdorur gjatë fjalimeve të ministrave edhe vetë Kryeministrit në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, ku u shpalosën prioritetet qeverisëse deri në 2030.

U premtua përdorimi i gjërë i Inteligjencës Artificiale duke filluar nga prokurimet, buqësia, edukimi, shendetësia, drejtësia e deri tek procesi negociues me Bashkimin Europian.
Pse jo , tanimë është një tezë e gjithëpranuar që teknologjia përmirëson jetën e njërëzve duke ofruar zgjidhjet më të mira dhe më të lira. Sot përshembull me anë të telefonave celularë komunikojmë në distanca të largëta pa pasur nevojë për investime të kushtueshme në linja fikse dhe infrastrukturë tjetër mbështetëse. Po kështu, me anë të mobile banking është mundësuar aksesi në shërbimet financiare pa pasur nevojë për një mbulim të gjerë me degë bankare në zonat e largëta. Por që teknologjia të japë një kontribut real dhe të qëndrueshëm në zhvillim, ajo nuk duhet vetëm të ofrojë produkte më të mira dhe më të lira por ajo duhet të cojë në më shumë vende pune me pagë më të lartë. Me fjalë të tjera, në një ekonomi përdorimi i teknologjisë duhet të rezultojë në përfshirjen e kapitalit human në përmirësimin apo edhe prodhimin e teknologjive të reja. Sot në Shqipëri ne perdorim telefona celularë por nuk i prodhojmë ato. Padyshim ne do të përdorim edhe Inteligjencë artificiale , por sërisht shtrohet pyetja a mundemi ne të ndryshojmë atë që është thelbësore për ekonominë edhe e vështrirë për tu arritur produktivitetin? Ose për ta sjellë më mënyrë më të kuptueshme për lexuesin këtë pyetje “a mundet një majmun vetëm se ka hipur në pemë të pretendojë se do të shkojë në hënë?

Për të ilustruar agrumentin tim, kësaj here nuk do ti referohem eksperiencave që vijnë nga bota, por eksperiencës tonë . Në janar të vitit 2019 sërisht Kryeministri shpalosi në disa dalje publike vizionit për ta trasformuar Shqipërinë në një hub të teknologjisë së Blockchain ose në një vend pionier të ofrimit shërbime të sofistikaura në fushën e FinTech-ut . Drejtësisht qeveria vlerësoi se kishte një kërkesë globale dinamike në rritje të këtij sektori ndërkohë që sektori gëzonte edhe avantazhin e barrierave të ulta të hyrjes . Ndaj me miratimin e ligjit 66 të vitit 2020 Shqiperia u bë një nga vendet pioniere në Europë që ofroi një ekosistem të rregulluar me anë të të cilit pretendohej se ekonomia do të materializonte perfitime të mëdha nga ofrimi dhe tregëtia e aseteve virtuale (ndryshe të njohura edhe si kripto monedhat).

Sot kanë kaluar 3 vite nga miratimi i kuadrit regullator edhe asgjë nuk ka ndodhur . Madje nuk ka pasur asnjë aplikim për licensim dhe rrjedhimisht asnjë aktivitet i licensuar nuk kryehet në Shqipëri.

Kjo histori tregon që vetëm “vullneti i mirë” edhe legjislacioni nuk mjaftuan. Të zhvillosh edhe të përdoresh gjerësisht teknologjitë inovative sic është Bockchain apo modelet inteligjencës artificiale në ekonomi duhet të sigurohen disa igredientë të nevojshëm .

E para Shqipërisë i mungonte edhe i mungon edhe sot një autoritet përgjegjës për teknolgjitë inovative të informacionit (ku futet edhe Inteligjenca artificiale) , cili të shërbejë jo vetëm si:1) ofrues të infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e teknologjive innovative edhe inteligjencës artificiale, 2) si motor i krijimit dhe shëpërndarjes së njohurive të reja, por dhe si 3) autoritet rregullues dhe mbikëqyrës. Nëse në politikë-bërje apo ne publik dikush mendon se këtë funksion kryen AKSHI gabohet rëndë , sic gaboi ne rastin e Blockchain -it

Së dyti implementimi i një tekonologjie të re inovative sic ishte edhe ofrimi i produkteve financiare dhe shërbimeve financiare në blockchain, paraqiste sfida të mëdha pasi kërkonte që sektori privat të pajisej me kaptital njërëzor të përgatitur me njohuri edhe aftësi në shkencat kompjuterike, kriptografi, shërbimet financiare, por dhe me njohuri specifike legjislative. Ky kapital njërzor mungonte dhe duhej përgatitur. Edhe nëse ka një fushë ku kemi pesuar regres në vend të progresit është kapitali njerëzor .
Së treti, për të intensifikuar aktivitetet e kërkim zhvillimit në teknologjitë inovative , qeveria duhet t’ju ofronte firmave pinonere stimuj e nevojshmëm dhe bashkëfinancim, pra ka nevojë .
Gjatë gjithë historisë, ndryshimi teknologjik ka krijuar fitues dhe humbës edhe neglizhimi në përmbushjen e elementëve thelbërsorë të mësipërm , na ka rreshtuar tek humbesit ose përdoruesit pasivë te zhvillimit teknologjik .

Po ashtu eksperimentet e profesorit të Yale-it Keith Chen kanë treguar që shimpanzetë mund të pretendojne të shkojnë edhe në hënë nëse edukohen , por faktikisht qe prej 1961 e deri tani ato përdoren vetëm si kavje për të testuar efektet e fluturimit në hapësirë .

Në ekonomi kam mësuar një parim : që njërzve është mirë t’ju japësh ose një parashikim ose një datë por kurrë mos ua jep të dyja .

Parashikimi edhe pse shumë i guximshëm se modelet e inteligjencës artificiale do të revolucionarizojnë ekonominë tonë nuk është I pamundur.
Thjesht nuk dimë se kur kjo mund të ndodhë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button