☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.28 ▲3.57%
ARI 4,415 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,184 ▲ +4.31% ETH $2,161 ▲ +5.85% XRP $1.4207 ▲ +3.87% SOL $91.8900 ▲ +7.27%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.28 ▲3.57 % ARI 4,415 ▲0.18 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.28 ▲3.57 % ARI 4,415 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

A po ndihet i tradhtuar Kurti?!

a-po-ndihet-i-tradhtuar-kurti_hdLideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me përfaqësues të LDK-AAK-NISMA, ka thënë se ka shpërputhje midis dakordimeve verbale deklarative në takimet më herët dhe gatishmërisë për t’i vënë këto në letër si tekst të shkruar dhe për t’i nënshkruar në fund.

Lexojeni krejt çfarë tha Albin Kurti pas takimit me bllokun LDK-AAK-Nisma:

Sot e patëm takimin e radhës dhe mund të them që përafrimet e mëhershme nuk kanë avancime të mëtutjeshme dhe ekziston një shpërputhje midis dakordimeve verbale deklarative në takimet më herët dhe gatishmërisë për t’i vënë këto në letër si tekst të shkruar dhe për t’i nënshkruar në fund. Pra, mund të them që ka ngecje sa i përket përafrimeve të mëtutjeshme, të cilat do të mund të shpien në një marrëveshje dhe nuk ka marrëveshje me koalicionin LDK-AAK-Nisma ende.

Përderisa e kemi këtë situatë, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk mund ta votojë dhe nuk do ta votojë propozimin, procesverbalin në Kuvendin e Republikës, në seancën konstituive të së enjtes, përkitazi me kryeparlamentarin. Pra, së pari ne duam një marrëveshje të plotë dhe së dyti vetëm kur realizohet kjo marrëveshje e plotë ne do të mund të kalojmë tek votimet e deputetëve tanë në Kuvendin e Republikës, përkatësisht në seancën konstituive.

Pra, sa i përket përafrimeve ka ngecje dhe rrjedhimisht nuk ka marrëveshje. Do të ketë edhe një takim tjetër por tash për tash kjo është situata. Besoj që në këtë gjendje jemi për shkak të shpërputhjes midis deklarimeve dhe dakordimeve verbale në takimet e mëhershme dhe në anën tjetër marrëveshjet si tekst i shkruar për të cilat kanë ngecur përafrimet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.