AAK: Do të sjellim ndryshim në Kosovë
Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vazhduar veprimet në kuadër të procesit të brendshëm të reformimit. Në mbledhjen e sotme, Kryesia e AAK-së i është drejtuar me kërkesë të shkruar Këshillit Drejtues për të shpallur zgjedhjet në të gjitha nivelet e organizimit, si dhe me propozim për mbajtjen e Kuvendit të Punës së AAK-së.
Shpallja e zgjedhjeve të brendshme në AAK do të zhvillohet në kuadër të një procesi të gjithëmbarshëm të reformave dhe konsolidimit të AAK-së, si parti që synon ndryshimin aq të domosdoshëm në Kosovë, ndërsa Kuvendi i Punës do të diskutojë për propozim-ndryshimet në Statutin e AAK-së.
Kërkesa e shkruar të Kryesisë së AAK-së drejtuar Këshillit Drejtues është bërë në respektim të normave statutare të AAK-së.
“Kryesia e AAK-së vlerëson se ndryshimi gjatë vitit 2015 nënkupton fuqizim të AAK-së në të gjitha nivelet e organizimit në mënyrë që arrihet synimi i qytetarëve të Kosovës për ndryshimin e gjendjes së mjerueshme me të cilën përballet Kosova për çdo ditë. Ndryshimi dhe fuqizimi i AAK-së do të sjellë ndryshim në Kosovë”, thuhet në komunikatë.