☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.47 ▲0.21%
ARI 4,862 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $73,858 ▼ -0.53% ETH $2,314 ▼ -0.77% XRP $1.3607 ▼ -0.82% SOL $83.4400 ▼ -2.84%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.47 ▲0.21 % ARI 4,862 ▲0.25 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.47 ▲0.21 % ARI 4,862 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kosova

AAK-ja nuk ka konfirmim për vrasjen e Xhafer Zymberit

Vrasja e Xhafer Zymberit nuk mund të konfirmohet as nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Një zyrtar i lartë i kësaj partie, i cili nuk ka dashur të flasë zyrtarisht, deklaroi për KosovaPress-in se të gjitha që janë thënë deri tani janë në sferën e spekulimeve dhe se nuk kanë ndonjë informatë nëse Xhafer Zymberi është vrarë.

“Sa po dëgjoj nga njerëzit, nuk është e konfirmuar që është vrarë. Nuk e di pse në këtë ngjarje po mundohen ta involvojnë edhe AAK-në, pasi ky person nuk është në struktura udhëheqëse të AAK-së, nuk është anëtarë i partisë dhe s’e di kujt po i konvenojnë këto lloj dezinformatash”, thotë ky zyrtar i lartë i partisë.

Ai tregon arsyet e heshtjes së ngjarjeve nga ana e AAK-së.

“Nuk mund të dalim me deklarata, sepse nuk kemi informata, pasi në vendin e ngjarjes nuk po lejohet askush të shkojë. Ndërkohë, edhe për disa vrasje që po raportohen të kenë ndodhur, ata njerëz po rezultojnë të jenë gjallë. Asgjë nuk po dihet se çka po ndodh saktësisht, kemi më shumë dezinformata sesa informata zyrtare”, thotë ky burim.

KosovaPress nuk ka arritur të marrë prononcim zyrtar të ndonjërit nga zyrtarët e AAK-së, meqë shumica e të kontaktuarve i kanë të shkyçur telefonat.

Xhafer Zymberi ka qenë kandidat i AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare në Zonën e Dukagjinit dhe ka marrë pjesë edhe në luftën e vitit 2001 si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.