☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.47 ▲0.21%
ARI 4,862 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $73,858 ▼ -0.53% ETH $2,314 ▼ -0.77% XRP $1.3607 ▼ -0.82% SOL $83.4400 ▼ -2.84%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.47 ▲0.21 % ARI 4,862 ▲0.25 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.47 ▲0.21 % ARI 4,862 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Bota

SHBA-ja rikthen sanksionet ndaj naftës iraniane

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur të mos rinovojë lehtësimin e përkohshëm të sanksioneve për disa eksporte të naftës nga Irani, në një lëvizje që synon të ruajë politikën e “presionit maksimal” ndaj Teheranit, sipas BBC.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, Departamenti i Amerikan i Thesarit theksoi se është i gatshëm të vendosë edhe sanksione dytësore ndaj institucioneve financiare të huaja që “vazhdojnë të mbështesin aktivitetet e Iranit”.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent deklaroi muajin e kaluar, se autorizimi i përkohshëm vlente për shitjen e naftës bruto dhe produkteve të naftës me origjinë iraniane që ndodheshin tashmë të ngarkuara në anije, me afat deri më 19 prill.

Sipas tij, kjo masë pritej të sillte shpejt rreth 140 milionë fuçi naftë në tregjet globale.

Në të njëjtën kohë, rreth një e pesta e 100 milionë fuçive naftë që konsumohen çdo ditë në botë kalojnë zakonisht përmes Ngushticës së Hormuzit, duke e bërë rajonin një “nyje kyçe” për furnizimin global me energji.

Vendimi i fundit pritet të ndikojë në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe të rrisë tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.