AAK: Kryeministri e ka humbur legjitimitetin ta përfaqësojë Kosovën
AAK, konsideron se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku konstatohet se Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është në kundërshtim me Kushtetutën, kryeministri i Kosovës e ka humbur legjitimitetin që ta përfaqësojë Kosovën në çfarëdo bisedimesh.
“Aq më tepër ai nuk mund të ketë mandat që të diskutojë të njëjtat çështje, të cilat i ka negociuar një herë dhe i ka nënshkruar në kundërshtim me Kushtetutën. Krejt çka mund të bëjë ai, është që të kthehet në Kosovë, dhe ta hapë rrugën që vendi të dalë nga kriza politike, duke shkuar në zgjedhje të parakohshme”, thuhet në komunikatën e AAK-së.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.