☁️
Tiranë 9°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.92 ▼0.59%
ARI 4,459 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,675 ▼ -2.02% ETH $2,062 ▼ -2.8% XRP $1.3599 ▼ -1.97% SOL $86.0300 ▼ -3.44%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.92 ▼0.59 % ARI 4,459 ▲1.89 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.92 ▼0.59 % ARI 4,459 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tabaku: Mirëqenia në ekonomi nuk shpërndahet njësoj

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku pohon se ekonomia shqiptare ka një pabarazi të theksuar dhe se mirëqenia nuk shpërndahet njësoj.

Tabaku theksoi se këtë e kanë vërtetuar dhe shifrat e EUROSTAT, ndërsa thekson se sado që të rritet buxheti i shtetit, vetëm një pakicë e merr.

“Ekonomia shqiptare sot ka një pabarazi të theksuar dhe që mirëqenia nuk shpërndahet njësoj kemi vite dhe muaj që e themi. Shifra që i vërtetoi dhe EUROSTAT. Familjet shqiptare kanë një fuqi blerëse reale 41% e mesatares së BE si përqindje e PBB. Janë të fundit në Ballkanin Perëndimor bashkë me Bosnje Hercegovinën.

Ndërkohë që të ardhurat për frymë janë 35% e atyre të Bashkimit Europian. Sërish të fundit në rajon. Çfarë do të thotë kjo? Pra mirëqenia në ekonomi nuk shpërndahet njësoj.

Sado që rriten buxheti i shtetit vetëm një pakicë e merr. Kjo do të thotë që rritja e taksave në dhjetë vite ka ndikuar në këtë pabarazi sepse 95% e popullsisë kanë paguar shtesën në taksa ndërkohë 12 5% kanë marrë favore fiskale dhe kontrata publike.

Sot, ekonomia shqiptare nuk po prodhon por edhe çdo gjë të prodhojë edhe një lek të prodhojë kjo nuk shkon tek shtresat e varfra, kjo nuk shkon tek shtresat e mesme; kjo nuk shkon tek e gjithë shoqëria dhe nuk shpërndahet njësoj tek e gjithë shoqëria. Pasi sot qeveria po punon për pakicën duke hequr dorë nga shumica.

E ka mbitaksuar shumicën. I ka marrë më shumë taksa, I ka ofruar më pak shërbime dhe I po ia jep këto të gjitha pakicës”, tha Tabaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.