☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,014 ▼ -2.27% ETH $2,189 ▼ -2.27% XRP $1.3255 ▼ -1.3% SOL $81.8100 ▼ -2.84%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Abazoviq kryeministër deri në fund të mandatit?

Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq së shpejti pritet të propozojë modelet për zgjidhjen e situatës politike në lidhje me qeverinë te re apo ndryshimet e asaj ekzistuese.

Megjithatë, sipas burimeve të gazetës „Dan“ ky model nuk ka mbështetjen e 41 deputetëve. “Ne besojmë se dialogu nuk ka alternativë, por jo me çdo çmim. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të çonin në stabilizimin e skenës politike në Mal të Zi, për të cilën qytetarët tanë kanë shumë nevojë sot.” thotë deputeti i Malit të Zi të Bashkuar, Vladimir Dobriçanin. Siç është konfirmuar jozyrtarisht, i mandatuari për forimimin e Qeverisë dhe lideri i Demos, Miodrag Lekiq, së fundi është takuar me Abazoviq.

Nëse nuk arrin të formojë qeverinë, Lekiq do të shqyrtojë mundësinë që Kuvendit ti propozojë formimin e një qeverie teknike që do të përgatiste zgjedhjet. Megjithatë, Abazoviq duket se këmbëngul se rikonstruskioni i qeverisë së tij është zgjidhja më e mirë, e cili do të funksiononte deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare. Për LQ ABR nuk është i pranueshëm as modeli që ata të mbajnë të gjitha ministritë aktuale, por jo kryeministrin. Sipas burimit të „Dan“ nga mazhoranca, më reale është që pushteti aktual ekzekutiv të zgjasë deri në fund të mandatit, me mundësinë që të plotësohen dikasteret që aktualisht nuk kanë ministra.

Kjo do të thotë se në Qeveri mund  të hyjnë Demokratët dhe Fronti Demokratik, ndërsa Lekiq të jetë ministër i jashtëm. Mbledhja e re e mazhorancës parlamentare për zgjidhjen e krizës, pritet në fund të kësaj jave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.