Bota

Abbott këshilla BE-së: Azilkërkuesit mos i lini të shkelin në tokë

Kryeministri australian Tony Abbott i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmarrë masa të forta për të ndaluar përpjekjet e dëshpëruara të emigrantëve për të arritur Evropën.

abbott-keshillatZoti Abbott, qeveria e të cilit zbatoi një plan ushtarak për të kthyer mbrapsht varkat me azilkërkues para se ato të arrinin brigjet e Australisë, deklaroi se kjo është mënyra e vetme për të shmangur vdekjet.

“Nëse doni t’i ndalni azilkërkuesit që kalojnë Mesdheun, atëherë mos i lejoni të shkelin në tokë”, deklaroi Abbott.

Por teksa politika kontroverse e shefit të qeverisë australiane ka rezultuar e suksesshme, me vendin që në 18 muaj nuk ka pasur asnjë varkë me azilkërkues dhe as raportime për viktima, grupet e të drejtave të njeriut pretendojnë se ajo shkel detyrimet ndërkombëtare të Australisë.

Komentet e Abbott vijnë pasi një anije peshkimi e mbushur me emigrantë u fundos në brigjet e Libisë mëngjesin e së dielës, duke lënë mbi 700 të vdekur dhe kur BE-ja ka prezantuar një paketë masash për të frenuar fluksin e popujve afrikanë që synojnë të arrijnë brigjet e Evropës.

Sipas taktikës australiane, emigrantët, vendet e origjinës të të cilëve nuk mund të përcaktohen, dërgohen në kampe të ngritura në ishujt e Paqësorit, në Papua Guinea e Re dhe Nauru.

“Ne duhet ta zgjidhim këtë problem të tmerrshëm dhe mënyra e vetme përmes të cilës mund të parandaloni vdekjet është ndalimi i trafikut të qënieve njerëzore”, deklaroi Abbott.

“Prandaj është kaq urgjente që vendet e Evropës të miratojnë çdo politikë të fortë që do t’i japë fund këtij problemi në Mesdhe”, shtoi Abbott.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button