Abissnet Superiore: Java e 9-të luhet të mërkurën dhe të enjten, oraret dhe stadiumet
Kampionati i Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, që do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten, më 28 dhe 29 tetor.
Pesë takimet e kësaj jave do të luhen në dy ditë, me duele interesante në garën e kampionatit. Të mërkurën, Vora do të presë Vllazninë në orën 13:30, ndërsa në orën 18:30 do të luhen dy ndeshjet e tjera të ditës, Skënderbeu–Laçi dhe Elbasani–Partizani.
Java e 9-të do të mbyllet të enjten me dy takimet e fundit. Tirana do të përballet me Dinamon në orën 13:30 dhe ky derbi do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Në orën 18:30 do të luhet sfida mes Egnatias dhe Teutës.
Java e 9-të
Vora–Vllaznia, 28.10.2026, 13:30, stadiumi “Vora”
Skënderbeu–Laçi, 28.10.2026, 18:30, stadiumi “Skënderbeu”
Elbasani–Partizani, 28.10.2026, 18:30, stadiumi “Elbasan Arena”
Tirana–Dinamo, 29.10.2026, 13:30, stadiumi “Niko Dovana”
Egnatia–Teuta, 29.10.2026, 18:30, stadiumi “Arena Egnatia”
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.