🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,952 ▲ +0.65% ETH $2,247 ▲ +1.05% XRP $1.1676 ▼ -1.24% SOL $89.9800 ▼ -0.87%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Abissnet Superiore: Sot akti i parafundit për ekuacionin me shumë të panjohura të mbijetesës

Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, luan sot javën e 35-të, apo aktin e parafundit të kampionatit të rregullt. Pesë ndeshje në të njëjtën orë (16:00), në fund të të cilave ndoshta do të kuptohet diçka më shumë në lidhje me skuadrat që bien nga elita.

Qëndrimi në Abissnet Superiore në fakt merr gjithë vëmendjen, sepse prej javësh është ktheyr në një ekuacion më shumë të panjohura. Dhe prej javësh ka mbetur i pandryshuar, sepse skuadrat që luftojnë për mbijetesë kanë fituar të gjitha njëkohësisht.

Tirana luan sot “Klasiken e Shqipërisë” në stadiumin “Selman Stërmasi”. Kundër Vllaznisë, që ka një rënie në javët e fundit, vlen vetëm fitorja, që e kombinuar me rezultatet e rivalëve, mund t’i favorizojë bardheblutë para sfidës së fundit me Elbasanin ditën e diel.

Në Vlorë luhet një përballje direkt, ku Flamurtari pret Teutën me objektivin e qartë për ta mundur dhe për t’u barazuar me pikë. Kjo është e vetmja mënyrë që vlonjatët të shpresojnë pastaj për 90-minutëshin e fundit.

Bylisi pret Elbasanin kryesues. Ballshiotët kanë shpresa nëse fitojnë, edhe pse në letër mund të duken skuadra më e rrezikuar për të rënë nga ketagoria.

Dinamo luan sërish në “Air Albania”, ku ndeshet me Vorën, edhe kjo në luftë për mbijetesë, por me llogari më të thjeshta se rivalët e saj. Blutë duan të sigurojnë matematikisht “Final 4” dhe këtë e arrijnë duke fituar dhe duke shpresuar që Partizani të ndalet në Rrogozhinë nga Egnatia.

Kampionët në fuqi, pas 4 humbjeve radhazi, synojnë kthesën para publikut të tyre, ndoshta duke përfituar edhe nga situata jo e mirë e Partizanit. Në stolin e Egnatias debuton trajneri Nevil Dede.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.