☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.28 ▼1.27%
ARI 4,424 ▲1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,940 ▼ -2.78% ETH $2,070 ▼ -3.7% XRP $1.3715 ▼ -2.25% SOL $86.7800 ▼ -4.57%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.28 ▼1.27 % ARI 4,424 ▲1.1 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.28 ▼1.27 % ARI 4,424 ▲1.1 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Acari shuan prodhimin në sera, fermerët po përballen me humbje të mëdha

Temperaturat jo të zakonshme deri në minus 6 gradë në zonën me prodhuese të vendit, Lushnje kanë shkatërruar çfarë kanë gjetur në sera. Sipas informacioneve nga terreni gati e gjithë sipërfaqja serë është gjetur e mbjellur në këto kohë me fidanë dhe prodhime të dimrit teksa është dëmtuar domatja e vonë që furnizonte tregun aktualisht.

Ilir Mile nga Shoqata e fermerëve Rrupaj në Lushnjë thotë se, acari ka dëmtuar të gjithë zinxhirin e prodhimeve të serës që nga fidanët dhe deri të perimet që ishin në vjelje.

Ai tha se këto temperatura jo të zakonshme i kanë gjetur serat plot duke i ngirë masivisht dhe njëkohësisht duke shkaktuar humbje të mëdha për fermerët e zonës të cilat me shitjen e prodhimeve të dimrit bëheshin gati të përballonin kostot për mbjelljet e sezonit.

“Ditët e para u përpoqëm të përballonim ngricat duke ngrohur serat me bombola gazi, por zgjatja e temperaturave ne minus për shumë e ditë e bëri të papërballueshme këtë kosto” u shpreh Mile. Ai pohoi se sera e tij rreth dy dynim e mbjellur me kungull u dëmtua tërësisht.

Në të njëjtën situatë gjendet e gjithë zona e Lushnjës dhe nëse situata vijon të jetë e tillë humbjet në bujqësi do të jenë të mëdha, pasi do te zgjasë sezonin e mbjelljes. Fermerët pohojnë se furnizimi në treg nuk do të ndjehet shpejt se ende ka rezerva në magazina, porse ne vijim do të ndjehen mungesa pasi prodhimet e stinës, preshi, spinaqi, sallata dhe brokoli kana ngrire tërësisht.

Serat në vendin tonë janë në kufijtë e primitivizmit vetëm një fije plastmas dhe përdorin vetëm ngrohjen diellore.

Bujqësia shqiptarë është ekspozuar ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimaterike. Gjithnjë e më shumë, përmbytjet temperaturat ekstreme janë duke u shndërruar në faktorë madhorë rrisku duke krijuar miliona euro humbje për ekonominë familjare. Nga ana tjetër mungojnë tërësisht mjetet mbrojtëse si sistemet e sigurimeve, subvencionet dhe kompensimet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.