roze
Adelina Berisha viktimë e një sulmi të rëndë!
Mbrëmja e kaluar nuk ishte aspak e këndshme për këngëtaren me origjinë kosovare Adelina Berisha pasi ajo përjetoi një ngjarje të frikshme rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme.
Një burim për “Indeksonline” ka pohuar se vetura e saj personale e tipit “Tiguan” është shkatërruar nga flakët. Një person ende i paidentifikuar ka thyer xhamin e makinës e së saj e më pas i ka vënë flakën me benzinë.
Kanë qenë pikërisht fqinjët e këngëtares, të cilët e kanë lajmëruar atë për sulmin e papritur. Sipas burimit makina ishte parkuar në rrugën “Isa Boletini” dhe ndërkohë që autoritetet përkatëse po hetojnë ngjarjen, detaje të tjera rreth këtij vandalizmi do të zbardhen në ditët në vijim.