Ekonomia

Administrata, 63 vende të lira në rangje drejtorësh

Departamenti i Administratës Publike ka shpallur 63 pozicione vakante për kategoritë e larta drejtuese.

anatomiaDAP ka bërë publike institucionet ku ndodhen këto pozicione drejtuese, duke theksuar se për to mund të aplikohet vetëm nga punonjës që aktualisht janë të punësuar në administratën publike. “Shpalljet në këtë rubrikë janë të hapura vetëm për nëpunësit civilë, që kërkojnë lëvizje paralele ose ngritje në detyrë”, thekson Departamenti i Administratës Publike. Lidhur me lëvizjen paralele, DAP thekson se kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil. Ndërsa për ngritjen në detyrë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta. Kandidatët dorëzojnë dokumentet me postë ose dorazi, në Departamentin e Administratës Publike.
Aplikimi
Ndërsa aplikimi për punësim në administratë do të bëhet vetëm online, Departamenti i Administratës Publike ka shpjeguar hap pas hapi procedurën që duhet të ndiqet nga çdo i interesuar. Për të lehtësuar sa më shumë procedurën për të interesuarit, DAP ka bërë publik edhe “Manualin për aplikimin online”. Procesi nis me regjistrimin e aplikuesit në faqen e DAP, gjë që do të bëjë të mundur hapjen e një llogarie personale për çdo aplikant. Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve do të bëhen online në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike. Seti i dokumenteve që domosdoshmërisht duhet të ngarkohen në sistem ka në përmbajtje të tij: jetëshkrimin sipas standardit, skanim të dokumentit të identitetit, skanim të diplomës së shkollës së lartë, skanim të dokumentit të njësimit nëse diploma është e huaj, skanim të librezës së punës, skanim të vërtetimit të gjendjes shëndetësore, skanim të vërtetimit të gjendjes gjyqësore ose plotësimin me vetëdeklarim.
Drejtuesit
Zyrtarët e rangjeve të larta në administratën civile do të përzgjidhen përmes një procedure të posaçme dhe nga një komitet i ngritur enkas për këtë kategori. Kandidatët për anëtarë të TND/kategorinë e nivelit të lartë drejtues, përveç kërkesave të përgjithshme të parashikuara nga ligji “Për nëpunësin civil”, duhet të plotësojnë edhe kërkesat specifike për kategorinë përkatëse, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, për zotërimin e aftësive, njohurive dhe cilësive të përcaktuara në kuadrin e kompetencës, si dhe kushtet e pranimit të përcaktuara në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës. Gjithsesi, udhëzimi parashikon edhe pranim të drejtpërdrejtë në administratë pa ju nënshtruar procedurave të mësipërme: “Procedura e pranimit të drejtpërdrejtë në TND zbatohet në këto raste: Deri në përzgjedhjen e grupit të parë të dalë nga pranimi nëpërmjet ASPA;
Nëse pranimet nëpërmjet ASPA janë të pamjaftueshme”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button