Adriana Lima shkëlqen në Nju Jork
Adriana Lima shfaqet edhe njëherë e jashtëzakonshme në Nju Jork. Bukuroshja 34-vjeçare ka marrë pjesë në një aktivitet promovimi për parfumin më të ri të Marc Jacobs.
Lima ka ndryshuar dy herë veshjen e saj. Fillimisht ajo ishte me një fustan të gjatë, të zi, ndërsa në dorë mbante edhe një çantë, ndërsa veshja e dytë ishte një fustan i bardhë dhe i gjerë.
Nëna e dy fëmijëve vazhdon të jetë shumë tërheqëse dhe njëra ndër më të kërkuarat për fushatat e marketingut. Përpos faktit që ishte një engjëll i “Victoria Secret”, ajo në të njëjtën kohë ka bashkëpunuar me “Armani”, “Louis Vuitton”, “Versace” etj.
Sa i përket jetës personale, modelja ishte martuar me lojtarin e NBA, Marko Jaric, ditën e Shën e Valentinit të vitit 2009.
Në të njëjtën vit, ata u bënë prindër të vajzës së parë, Valentina, ndërsa vajza e dytë, Sienna erdhi në jetë në shtator të vitit 2012. Pas pesë vitesh martesë, çifti i famshëm njoftoi se po divorcohej.