☁️
Tiranë 20°C · Vranët 13 May 2026
S&P 500 7,401 ▼0.16%
DOW 49,761 ▲0.11%
NASDAQ 26,088 ▼0.71%
NAFTA 101.88 ▼0.29%
ARI 4,703 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $81,138 ▲ +0.5% ETH $2,318 ▲ +1.43% XRP $1.4641 ▲ +0.56% SOL $95.6700 ▲ +0.15%
S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 101.88 ▼0.29 % ARI 4,703 ▲0.34 % S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 101.88 ▼0.29 % ARI 4,703 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Kronika

Aeroport ushtarak me standardet e NATO-s në Kuçovë

Investimi prej 50 milionë eurosh në bazën ajrore të Kuçovës mundëson transformimin e kësaj hapësire në një aeroport ushtarak me standardet e NATO-s.

Në një takim të organizuar në bazën ajrore të Kuçovës, për prezantimin e buxhetit të Mbrojtjes për vitin 2019, Kryeministri Edi Rama foli fillimisht për rëndësinë që merr kjo bazë ajrore pas investimit të NATO-s.

“Dua të vë në dukje një fakt tejet të rëndësishëm për të sotmen dhe të nesërmen e FA-së, transformimin e kësaj baze në një bazë taktike të NATO-s”, tha Rama.

Duke bërë një historik të kësaj baze ajrore, Rama tha se “ky qytet në të kaluarën është identifikuar me aviacionin. “Ishin rreth 700 persona të punësuar falë kësaj baze, aviatorë, mekanikë, oficerë dhe punëtorë të thjeshtë. E dimë se si ka rrjedhur historia pas viteve ’90, kur kjo zonë aq e rëndësishme strategjikisht për mbrojtjen dhe FA-të u kthye në një hapësirë të braktisur”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “falë angazhimit, seriozitetit, por mbi të gjitha falë edhe respektit që kanë fituar FA-të në sytë e të gjithë partnerëve tanë të NATO-s, morëm angazhimin e NATO-s për të investuar në këtë bazë mbi 50 milionë euro”.

Faktikisht, tha Rama, është një investim që do të mundësojë transformimin e kësaj hapësire në një aeroport ushtarak standardesh të NATO-s, që do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n, për furnizimet ajrore, për logjistikën, për policimin ajror, si dhe për trajnimin dhe stërvitjet e Forcave të Aleancës.

“Por, patjetër që do të jetë njëkohësisht edhe një bazë kombëtare për Forcat Ajrore të Shqipërisë, duke krijuar mundësinë e një standardi të ri të FA-së në këtë sektor të posaçëm”, shtoi Kryeministri.

Po ashtu, ai nënvizoi faktin se “ky investim do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik e social të gjithë kësaj zone, ku ndërtimi i një baze ajrore të teknologjisë së fundit, jo vetëm do të thotë më shumë punësim, por edhe më shumë ekonomi e konsum në një rreze të caktuar rreth saj”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.