☁️
Tiranë 9°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 94.11 ▼0.39%
ARI 4,459 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,656 ▼ -2.06% ETH $2,063 ▼ -2.79% XRP $1.3599 ▼ -1.86% SOL $86.0700 ▼ -3.35%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 94.11 ▼0.39 % ARI 4,459 ▲1.89 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 94.11 ▼0.39 % ARI 4,459 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Afganistani merr frerët e vet në dorë

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja fillojnë dorëzimin e bazave në vend

Ikja nga AfganistaniSekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon, tha se “ishin bërë gabime”, por edhe shumë arritje që kur trupat britanike mbërritën në Afganistan në vitin 2001. Numri i të vdekurve mes trupave britanike që nga fillimi i konfliktit është 453.

Kampi Bastion, në provincën Halmand, ka qenë baza kryesore e trupave britanike në vend që prej vitit 2006. Njësia e fundit e Marinës Amerikane i dha fund luftimit në Afganistan me dorëzimin e Kampit Leatherneck. Deri më tani, 2349 ushtarakë amerikanë kanë dhënë jetën në Afganistan.

Në ceremoni, që filloi në orën 10:00 me orën lokale, ndihmësgjenerali amerikan Joseph Anderson, tha: “Ne e vlerësojmë shumë të gjithë punën e pabesueshme të koalicionit për të krijuar një gjendje të qëndrueshme dhe një mjedis të sigurt në Afganistan”. “Urime që i kenë bërë vendet tuaja, veçanërisht kolegët britanikë, krenarë dhe keni dhënë shumë prej vetes për njerëzit e këtij shteti të madh.”

Fallon tha: “Lajmërojmë me krenari se operacioneve luftarake të Mbretërisë së Bashkuara në Helmand i erdhi fundi, dhe ia lëmë në dorë Afganistanit mundësinë pozitive për të arritur një të ardhme të qëndrueshme”.

“Sakrifica e madhe e forcave tona të armatosura themeloi një forcë sigurie të fortë afgane, vendosi kontekstin e sigurisë që mundësoi kalimin e parë demokratik të fuqisë në historinë e vendit dhe u dha fund sulmeve terroriste kundër Britanisë.”

Andrew Marr tha se talebanët nuk ishin mundur, por se forcat afgane po merrnin “përgjegjësinë e plotë”. Fallon u shpreh se mbështetja e Britanisë do të vazhdojë përmes “zhvillimit institucional”, ndihmave dhe Akademisë Kombëtare të Oficerëve Afganë.

Duke folur për misionin ushtarak britanik, ai tha: “Nga ana ushtarake janë bërë gabime, të cilat janë bërë prej politikanëve dhe datojnë këtu e 10-13 vjet më parë. Nuk ishim të shumtë në numër, nuk kishim pajisjet e duhura dhe kemi mësuar shumë gjatë qëndrimit këtu”.

“Ne nuk do të sjellim trupa ushtarake në Afganistan, pavarësisht çdo rrethane”, shtoi ai. Në kulmin e luftës në vitin 2009, rreth 10 mijë trupa britanike qëndruan në kampin Bastion dhe në 137 baza patrullimi të Britanisë në Afganistanin jugor. Vetëm një numër shumë i vogël personeli do të qëndrojë në vend pas këtij viti, në akademinë ushtarake britanike në Kabul.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.