☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,393 ▼ -0.48% ETH $1,995 ▼ -0.78% XRP $1.3172 ▼ -1.91% SOL $81.6000 ▼ -1.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Afrikë, rikthehet “Ebola”. Shpallet epidemia në RD Kongo

“Ebola” rikthehet në Afrikë, pasi u konfirmua vdekja e 3 personave nga virusi vdekjeprurës në Republikën Demokratike të Kongos.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli shpërthimin e epidemisë, pas informacioneve që mori nga autoritetet lokale. Tashmë kanë nisur hetimet për të zbuluar sesi virusi “Ebola, i cili në Kongo vrau 49 persona në vitin 2014, u rikthye kaq papritur.

Në një konferencë për shtyp, ministri kongolez i Shëndetësisë, Oly Ilunga Kalenga paralajmëroi se shpërthimi i epidemisë ishte një emergjencë kombëtare shëndetësore me rëndësi ndërkombëtare, por nxiti njerëzit që të mos bien prè e panikut.

Kjo është hera e tetë që në Republikën Demokratike të Kongos shpërthen virusi i “Ebolas”. Ndërkohë, OBSH njoftoi se ekipe shëndetësore me pajisjet e duhura janë dërguar në zonat e izoluara të vendit, ku janë regjistruar rastet e para të “Ebolas” për të frenuar përhapjen e epidemisë.

Atyre u janë bashkuar ekspertë të organizatës “Mjekët pa kufij”, Qendrës amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, UNICEF-it dhe OBSH-së. Kjo e fundit tha se, rëndësi të madhe në këtë planveprimi ka bashkëpunimi me komunitetet lokale dhe ndërgjegjësimi i tyre për virusin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.