Afro 60 000 bullgarë për vit largohen nga vendi në kërkim të punës
Çdo vit nja 50 000 – 60 000 veta largohen nga Bullgaria për të kërkuar punë jashtë shtetit. Ky informacion u ofrua nga sindikatat dhe u transmetua nga “Nova tv”. Aktualisht 2,5 milionë bullgarë në moshë të aftë për punë janë jashtë shtetit. Për vit ata dërgojnë të afërmeve të tyre në Bullgari mbi 850 mln euro. Ky fakt u bë rast për absurdin e radhës bullgar: pjesa më e madhe e të papunëve shpresojnë në paratë e të afërmeve ty tyre jashtë shtetit. Me gjithë se tregu i punës ofron vende të punës ata preferojnë të mbeten në shtëpi.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.