🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,852 ▼ -2.63% ETH $2,182 ▼ -2.87% XRP $1.3237 ▼ -1.61% SOL $81.5700 ▼ -3.55%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Aftësitë gjyqësore dhe njerëzore, kriteret e vlerësimit të magjistratëve

Aftësitë gjyqësore, aftësitë organizative, etika dhe angazhimi ndaj vlerave gjyqësore, si dhe aftësitë njerëzore e angazhimi profesional, janë katër kriteret mbi të cilat do të bëhet vlerësimi i magjistratëve, i parashikuar në pr/ligjin “për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit”.

Komisioni i posaçëm parlamentar po vijon të mërkurën diskutimin nen për nen të këtij pr/ligji, ku sot do të ndalet tek Titulli i IV i tij, që parashikon dispozitat për vlerësimin e veprimtarisë së magjistratëve (termi që do të përdoret me ligjin e ri, për gjyqtarin dhe prokurorin). Rezultatet e vlerësimit do te orientojnë Këshillat (Gjyqësor dhe të Prokurorisë) lidhur me vendimet për statusin e magjistratit, në funksion të zhvillimit të karrierës.

Pr/ligji përcakton në mënyrë të detajuar komponentët e katër kritereve të mësipërme mbi bazën e të cilave bëhet vlerësimi. Magjistrati vlerësohet një herë në tre vjet, gjatë pesëmbëdhjetë viteve të para të përvojës profesionale, përfshirë edhe përvojën profesionale si ndihmës gjyqtar ose gjyqtar i komanduar.

Magjistrati vlerësohet një herë në pesë vjet, pas pesëmbëdhjetë viteve të para të përvojës profesionale si magjistrat.
Kryetari vlerësohet të paktën një herë gjatë kohëzgjatjes së mandatit si kryetar. Procedura e vlerësimit të magjistratit shtrihet në tri faza që konsistojnë fillimisht me kryerjen e vetëvlerësimit nga vetë magjistrati, dhënien e opinionit nga kryetari i gjykatës ose prokurorisë për magjistratin që ka kryer vetëvlerësimin dhe më pas vlerësimin e magjistratit nga Këshilli.

Gjatë procedurës së vlerësimit të magjistratit në Këshill, ai/ajo ka të drejtë të aksesojë dosjen e vlerësimit, të paraqesë prova, të dëgjohet dhe të kundërshtojë projektraportin e vlerësimit.
Sistemi i vlerësimit, që synon të përmirësojë veprimtarinë profesionale dhe etike të magjistratëve, bazohet dhe zbatohet nëpërmjet parimit të pavarësisë, parimit të meritokracisë dhe zhvillimit të karrierës, parimit të efikasitetit, procesit të rregullt ligjor dhe konfidencialitetit, përcaktohet në nenet e pr/ligjit “Për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.