Agjencia e Pagesave; më 1 Mars nisin aplikimet për fermerët
– Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) do të nisë më 1 mars 2015, proçedurat e aplikimit për fermerët që duan të përfitojnë mbështetje përmes subvencioneve shtetërore.
Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave Suela Popa bëri të ditur sot për ATSH-në, agazhimin e qeverisë për të nxitur zhvillimin e bujqësisë shqiptare dhe modernizimin e saj perms mbështetjes së drejtëpërdrejtë që i adresohet fermerëve nga programi i grandeve.
Drejtoresha Popa shpjegoi se, janë bërë të gjitha përpjekjet për të rritur masën e financimit në përputhje me kërkesat e fermereve gjithnjë në rritje, krahasuar kjo edhe me trendin e vendeve të rajonit.
Sipas saj, strategjia e Zhvillimit Rural, për vitin 2015, target grupi kryesorë, parashikohet të jetë rritja e investimeve në bujqësi, blegtori, peshkim dhe agrobiznes. Paralelisht me këtë strategji, ka nisur diskutimi me grupet e interesit me qëllim përthithjen e drejtëpërdrejtë të këtij financimi në mbeshtetje të zhvillimit rural.
Ndërsa nënvizoi Popa, për vitin 2015, ministria e Bujqësisë parashikon lehtësim të proçedurave të aplikimit për financime në bujqësi, duke parë me prioritet rritjen e masës së përfitimit dhe numrin e fermerëve që do të marrin mbështetje nga buxheti i shtetit, për të nxitur konkurrueshmërinë dhe standardet e prodhimit
Risia e programit të subvencionit
Agjencia e Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR), do të vërë në zbatim këtë vit, për herë të parë proçesin e informatizimit, për përzgjedhen e projekteve fituese të fermerëve që do të përfitojnë financime nga subvencionet.
Drejtoresha e AZHBR-së Suela Popa, u shpreh se, kjo formë e re klasifikimi, përmes sistemit kompjuterik do të rrisë transparencën për vlerësimin e projekteve dhe do të eleminojë korrupsionin duke rikthyer besimin se dhënia e subvencioneve jepet realisht në bazë të meritës.
Sipas saj, deri tani dokumentet janë vlerësuar nga stafi i Agjencisë, ndërsa me vënien në zbatim të sistemit kompjuterik do të bëhet e mundur vlerësimi i projekteve në bazë të kritereve të përcaktuara në ligj, në mënyrë të informatizuar.