Ekonomia
Agjencia Kombëtare e Bregdetit, bashkëpunim me Universitetin e Michiganit
Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka një bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Michiganit.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të bëhet e mundur që shumë studentë amerikanë dhe shqiptaro-amerikanë të jenë pjesë e ndryshimit të bregdetit shqiptar.
Brigjet tona detare nuk janë vetëm një bukuri natyrore e veçantë në pellgun e Mesdheut, por dhe një thesar i arkeologjisë nënujore.
Bregu adriatiko-jonian ka figuruar si kryqëzim i rrugëkalimeve detare që në kohërat e hershme dhe si i tillë është kthyer në një vend grumbullimi të anijeve të mbytura dhe objekteve që ato transportonin në këto brigje. Kjo përbënë një mundësi për studiuesit dhe arkeologët e botës nënujore.