Ekonomia
Agrobiznesi në Panairin “Fruit Logistica”, të Berlinit
Agrobiznesi shqiptar pritet të marrë pjesë në Panairin “Fruit Logistica” i cili mbahet në Berlin nga data 04-06 Shkurt 2015.
Gjatë këtij panairi kompanitë shqiptare do të promovojnë produktet e tyre si dhe do të kenë mundësi të krijojn bashkëpunim me kompanitë pjesëmarrëse.
Në këtë panair marrin pjesë mbi 2600 ekspozues (kompani të mëdha globale dhe kompani të mesme të sektorit të Agrobiznesit) dhe mbi 60 000 vizitorë tregtarë.
Panairi “Fruit Logistica” paraqet një pasqyrë të plotë të inovacionit në sektorin e prodhimit të frutave dhe perimeve dhe është një mundësi e mirë për krijimin e kontakteve te reja te bashkepunimit me kompani të mëdha të këtij sektori.