☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 94.32 ▲4.43%
ARI 4,441 ▼2.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,390 ▼ -2.75% ETH $2,073 ▼ -4.67% XRP $1.3746 ▼ -3.2% SOL $87.6800 ▼ -5.41%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.32 ▲4.43 % ARI 4,441 ▼2.44 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.32 ▲4.43 % ARI 4,441 ▼2.44 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ahmetaj inspekton rrugën e Zhabiakut: 2.2 mln dollarë investim për rrugën e harruar në 25 vjet

Ish–ministri i Financave Arben Ahmetaj, kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Tiranë, Bashkia Rrogozhinë dhe Kavajë, ka inspektuar sot fillimin e punimeve në Rrugën “Ura e Copanit-Zhabiak-Ura e Corumit”, një investim i qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim, që kap vlerën e gati 220 milionë lekë.

Projekti, i cili është parashikuar të përfundojë në shtator 2018, u vjen në ndihmë rreth 1300 banorëve të zonës, në njësinë administrative Kryevidh, të cilët për mëse 25 vite kanë vuajtur mungesën e infrastrukturës në zonë.

“Është kënaqësi për mua që më në fund po shoh një kërkesë gati 30 vjeçare të banorëve të njësisë administrative Kryevidh. Konkretisht është Rruga e Zhabiakut prej gati 7 kilometrash, e cila ka qenë një gangrenë për komunitetin. Më në fund është një ëndërr e realizuar, një investim i drejtpërdrejtë i qeverisë shqiptare, të Fondit të Zhvillimit. Investim gati 2.2 milionë dollarë, pra rreth 220 milionë lekë. Është një nga investimet që së fundmi qeveria shqiptare ka bërë në Bashkinë Rrogozhinë”,  tha Ahmetaj.

Prej katër muajsh tashmë në Bashkinë Rrogozhinë po investohet në një sërë projektesh të rëndësishmë në infrastrukturë, që në total kapin vlerën e rreth 9,3 milionë dollare të investuara nga qeveria shqiptare.

Janë Ujësjellësi i qytetit të Rrogozhinës, është pedonalja e qytetit, qendra e qytetit, hyrjet e qytetit. Është kjo rrugë që banorët i referohen Rruga e Zhabiakut, është edhe njësia administrative Lekaj, zona e Gërmenjit, ku ka një investim po kaq të madh në funksion të zhvillimit ekonomik.

Vetëm në këtë rrugë preken gati 1300 banorë dhe infrastruktura e zonës pranë detit, dalëngadalë fillon përmirësohen. Vazhdon gjithë projekti jonë i Rilindjes Urbane tashmë përtej qyteteve në zonat rurale me logjikën e zinxhirit ekonomik, bujqësia, agroindustria, shërbimet, turizmi.

Jam i bindur që kjo zonë, po i referohem zonës së Bashkisë së Rrogozhinës, por edhe bregdetit prej gati 16 kilometra të kësaj zone, në katër vitet e ardhshme kthehet në një destinacion turistik për turistë shqiptarë dhe të huaj gjithashtu”, përfundoi Ahmetaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.