Ekonomia
Ahmetaj-Kavaric: Projekte të përbashkëta për tërheqjen e investitorëve strategjikë
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi të hënën se për zhvillimin e rajonit tonë nevojitet bashkëpunimi rajonal si dhe hartimi i projekteve të përbashkëta.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun malazez, Vladimir Kavaric menjëherë pas një takimi dy palësh, Ahmetaj tha se hartimi i projekteve të përbashkëta do të bënte të mundur tërheqjen e investitorëve strategjik.
Kemi konkluduar, tha ai, që të hartojmë projekte të përbashkëta zhvillimi për t’i paraqitur, në 27 gusht, kohë kur qeveritë e rajonit do të mblidhen në Vjenë.