☁️
Tiranë 7°C · Vranët 13 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 95.37 ▼0.38%
ARI 5,113 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,111 ▲ +2.16% ETH $2,108 ▲ +3.73% XRP $1.4037 ▲ +2.04% SOL $89.2400 ▲ +4.61%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.37 ▼0.38 % ARI 5,113 ▼0.26 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.37 ▼0.38 % ARI 5,113 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ahmetaj kundër Ramës për rrugën Tiranë‐ Durrës, fton të huajt ta zgjerojnë, qeveria projekt tjetër

Ministri i Ekonomisë ka gënjyer publikisht të gjithë investitorët e huaj që duan të hedhin paratë e tyre në Shqipëri. Nuk bëhet fjalë për ndonjë premtim, në ndonjë takim me individë të huaj, por për një dokument zyrtar, që përfaqëson interesat e Shqipërisë për thithjen e investimeve nga jashtë, shkruan sot e perditshmja ‘Panorama”.

arben-ahmetajArben Ahmetaj, në raportin e tij, të cilin e shikojnë të gjithë ata që kanë interes për të investuar në Shqipëri, ka ofruar për biznesmenët një investim që nuk ekziston më. “Albania calls… A country of opportunities” (Shqipëria thërret, Një vend mundësish) është dokumenti zyrtar, ku Agjencia e Investimeve prezanton për të gjithë të interesuar e huaj mundësitë e investimit në vend.

Dokumenti që në faqen e parë mban thirrjen zyrtare të ministrit Ahmetaj të firmosur nga vetë ai. “Shqipëria po hap dokumentin zyrtar për investimet, mbyllet me fjalinë: “Sot Shqipëria është më shumë se kurrë e hapur për investitorët dhe ky vullnet do të vendosë suksesin ekonomik të vendit. Pikërisht për këtë arsye, sot më shumë se kurrë ne duam t’ju ftojmë sepse Shqipëria është një vend mundësish”. Deri këtu, gjithcka duket normale, bashkë me dozat e ndryshimit të madh, që ministri Ahmetaj shton në letrën e tij. Por dokumenti i Ahmetaj, jo vetëm nuk është serioz, por edhe i mashtron hapur investitorët e huaj. Në mundësitë që afrohen për investime, Ahmetaj rendit dhe autostradën Tiranë-Durrës. Ahmetaj fton të gjithë të huajt që të investojnë, jo pak, por deri në 120 milionë euro në këtë rrugë. Në kapitullin “Mundësitë e investimit në transport’, Ahmetaj thekson se një mundësi që qeveria u ofron investitorëve të huaj, është zgjerimi i kësaj autostrade.

“Një zgjerim i autostradës Tiranë-Durrës, që përfshin tri kalime në secilën anë. Kjo kontratë ka një vlerë mes 100-120 milionë eurove”. Kjo është oferta zyrtare e Ahmetaj për të gjithë investitorët e huaj. Po ku qëndron mashtrimi? Të gjithë ata që e kanë parë autostradën Tiranë-Durrës kanë vënë re një ndryshim kolosal. Në anët e saj janë mbjellë palma, të paktën deri në kthesën e Kasharit. Palmat dhe gjelbërimi në dy krahët e rrugës e bëjnë të pamundur zgjerimin e saj. Dhe rrethimi i saj me gjelbërimin është njoftuar publikisht nga kryeministri Rama, është tenderuar dhe kushton mbi 600 mijë dollarë.

Sipas projektit, gjelbërimi nuk le asnjë mundësi zgjerimi. Ndërsa thirrja e Ahmetaj duket qartë se është një ‘blof’ zyrtar.

1 Koment

  • vlora 27 January 2015, 13:40

    Nese zbatohen rregullat e qarkullimit rrugor me ate sasi makinash qe levizin neper ate aks nuk ka nevoje te zgjerohet. Vteme qe duhen nenkalime dhe mbikalime. Ahmetaj e ka mendjen te marre perqindje nga investitoret ne investimet e tyre. Tip hajduti

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.