Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,586 ▲ +1.07% ETH $2,148 ▲ +0.59% XRP $1.4455 ▼ -0.01% SOL $89.9600 ▲ +1.39%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ahmetaj: Në 6-mujorin e dytë të vitit pritet që konsumi privat të rritet

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi të enjten se reduktimi i inflacionit në këto muaj i atribuohet goditjeve të ofertës dhe se në 6-mujorin e dytë të vitit pritet që konsumi privat të rritet.

Në një postim në rrjetin social “fFcebook”, Ahmetaj i përgjigjet akuzave të kreut të PD-së për ‘skenarin grek’ në ekonominë shqiptare. Banka e Shqipërisë, sipas tij, ka rrëzuar pretendimet e zeza të ‘administratorit’ ( që nënkupton kreun e PD-së, Basha) për situatën ekonomike në vend . “BSH shpjegon se analizat dhe vlerësimet tona tregojnë se reduktimi i inflacionit në këto muaj i atribuohet goditjeve të ofertës”, shkruan Ahmetaj.

Sipas tij, analizat dhe vlerësimet e BSH-së sugjerojnë një natyrë kalimtare të goditjeve të ofertës, ndërsa inflacioni pritet të rritet gradualisht në gjashtëmujorin e dytë të vitit duke qëndruar në nivelin 1.9% në fund të tij. “Nuk ka të bëjë me konsumin, por me importimin e kostove më të ulëta. Administratori në zi, se shqiptarët paguajnë sot më pak. Ja dhe konsumi i këtij njeriu që shtiret se i qan hallin popullit shqiptar, se e sheh konsumin si privilegj të tijin”, komenton ministri i Financave.

“Kërkesa e brendshme vijoi rritjen në tremujorin e katërt të vitit, e mbështetur nga zgjerimi i investimeve dhe konsumit privat. Konsumi privat përshpejtoi rritjen në tremujorin e katërt, duke u rritur në terma vjetorë 2.1%. Zhvillimet pozitive në tregun e punës, lehtësimi i kushteve të kreditimit dhe rritja e fuqisë blerëse të të ardhurave të disponuara, vlerësohen të jenë faktorët nxitës për rritjen e shpenzimeve familjare. Konsumi privat vlerësohet të jetë rritur edhe gjatë tremujorit të parë 2016”, citon ai Bankën e Shqipërisë.

Ahmetaj shkruan se ‘administratori’ mendon se duke mbjellë zi, duke i trembur shqiptarët, konsumatorët, bizneset, investitorët, do të vijë në pushtet. “Qeverise në zi dhe e çove vendin në kulmin e varfërisë në 2012. Nuk ka më pushtet në zi në Shqipëri, dy herë rresht ta thanë mbi 1 milionë shqiptarë me votë, tani është koha ta marrësh seriozisht popullin, Administrator. Ku e ke skenarin grek?”, komenton ministri Ahmetaj.

Dy ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një deklarate denoncoi se, fuqia blerëse e shqiptarëve dhe konsumi vazhdojnë të bien në rënie të lirë. Zgjidhja për këtë situatë, sipas tij, është Shqipëria e taksave të ulëta, që lufton korrupsionin në dogana e tatime dhe që do t’i kthejë frymëmarrjen financiare konsumatorit dhe biznesit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.